“Lufta i shkon në oborr”, Netanyahu kapet duke dalë nga bunkeri

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shfaqur sot në publik për herë të parë pas disa ditësh mungesë, në mesin e një vale kritikash të brendshme dhe spekulimesh ndërkombëtare. Ai u fotografua në qytetin bregdetar Bat Yam, pranë Tel Avivit, duke vizituar zonat e goditura nga sulmet e fundit, të cilat kanë lënë pas rrënoja dhe frikë.

Për disa ditë me radhë, Netanyahu kishte qëndruar larg syrit të publikut, çka nxiti zëra se ai ishte larguar drejt Greqisë për t’i shpëtuar një hakmarrjeje të mundshme iraniane. Këto spekulime nisën pas sulmeve ajrore kundër objektivave iraniane dhe tensioneve të ngritura në rajon. Zyrtarisht, qeveria izraelite nuk ka dhënë ndonjë koment mbi këto pretendime.

Dalja e sotme publike shihet si përpjekje për të riparuar imazhin e lënduar të lidershipit të tij në një moment kritik për sigurinë dhe politikën e brendshme izraelite. Netanyahu vizitoi zonat e prekura dhe zhvilloi takime me autoritetet vendore dhe banorët e prekur.

Megjithëse ende nuk ka pasur një deklaratë të detajuar nga ai mbi zhvillimet e fundit, pritet që kryeministri izraelit të mbajë një konferencë për shtyp në orët apo ditët në vijim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu