Qeveria rikthen në funksion “fshatin maqedonas”, projekt i realizuar nga Gruevski

Pas shtatë viteve me dyer të mbyllura, nga sot kompleksi “Fshati maqedonas” rikthehet në funksion për turistët por edhe banorët vendas. Qeveria dëshiron të ringjallë edhe njëherë projektin e dështuar të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili mbijetoi vetëm dy vjet. Me këtë etno kompleks, do të menaxhojë kompania “La Terraza” ndërsa pagesa e qirasë mujore do të jetë 3500 euro. Kaq paguanin edhe koncesionerët e mëparshëm hoteli “Kuins” dhe “Tineks”.

“Në periudhën që vijon të kujdesemi për gjithë atë që për fat të keq në shtatë vitet e fundit ishte harruar, shkatërruar dhe devastuar. Ngadalë por sigurt po e rinovojmë dhe përsëri po i’a kthejmë shkëlqimin dhe e vendosim në funksion, një nga një sipas prioriteteve dhe mundësive”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Që të arrini deri te kompleksi, nga Qendra e Shkupit ju nevojiten 30 minuta me veturë. Ka edhe linjë me autobus, por nuk është thuajse fare funksional.

“Transport me autobus ka por është shumë i rrallë. Shpresoj se me ardhjen e një kryetari të ri në Qytetin e Shkupit do të ketë linja më të shpeshta”, u shpreh Ivica Tomovski – SHPPPQ.

Ndërtimi i Etno fshatit maqedonas, filloi në vitin 2011 në kohën kur me Qeverinë udhëhiqte kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski, ndërsa në përdorim zyrtar u lëshua më 22 qershor 2016. Qeveria për ndërtimin e këtij fshati investoi 5,2 milion euro ndërsa 1,3 milion euro të tjera u harxhuan për rregullimin e brendshëm. Tre elektro automobilat për bartjen e valixheve për vizitorët kushtuan 24,000 euro. 4200 kishin kushtuar shenjat udhëzuese ndërsa 2700 euro shportat e mbeturinave. Kompleksi ndodhet rrugës për në Vodno, mbi fshatin Nerez. Përbëhet nga 12 shtëpi autentike, me hapësira ku prezantohen zanatet maqedonase, disa prej shtëpive shfrytëzohen si dhoma hoteli, ndërsa ka edhe restorant. Hera e fundit kur ky kompleks kishte dyer të hapura ishte viti 2018, ndërsa që atëherë, banorët e vetëm kanë qenë katër punonjësit e sigurimit. Koncesionerët paraprak u tërhoqën për shkak humbjeve financiare prej 150 mijë eurove ndërsa shërbimi për punë të përgjithshme e Qeverisë vazhdimisht paguante harxhimet për sigurim, ndërsa humbjet shënonin madje 300,000 euro. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu