Netanyahu: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane

– Netanyahu në një video-deklaratë falënderoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për “qëndrimin në krah” të Izraelit
STAMBOLL (AA) – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane, transmeton Anadolu.

Siç raporton ‘The Times of Israel’, Netanyahu në një video-deklaratë falënderoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për “qëndrimin në krah” të Izraelit.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm, përfshirë edhe natën e kaluar. Patëm një bisedë shumë të ngrohtë”, tha Netanyahu.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, kur Izraeli nisi sulme ajrore ndaj shumë lokacioneve në të gjithë Iranin, duke përfshirë strukturat ushtarake dhe bërthamore, pas çka Teherani nisi sulme hakmarrëse.

Të paktën 585 persona janë vrarë dhe 1.326 të tjerë janë plagosur në Iran që kur Izraeli nisi sulmet.

Autoritetet izraelite, nga ana tjetër, thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që atëherë në sulmet me raketa iraniane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari i zhelinës vazhdon me realizimin e premtimeve që dha në zgjedhjet lokale!

Kryetari i Zhelinës po vazhdon të përmbushë premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve lokale. Projektet e paralajmëruara në infrastrukturë, shërbime komunale dhe investime publike janë...

UT shpreh ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës

Universiteti i Tetovës nëpërmjet Kuvendit Universitar të Studentëve, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës, e cila dje u gjet e vdekur në...

Vrasje e rëndë në Malishevë: Dhëndri ekzekuton dy miqtë e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Malishevë, ku sipas informacioneve të para, një person ka vrarë dy miqtë e tij. Sipas raportimeve të...

Ngjarja tragjike e studentes në Tetovë, gazetari Hasipi: Turp për SPB-Tetovë- heshtja që shqetësoi mijëra studentë dhe familje

“Lidhur me rastin tragjik të studentes nga Kosova, Policia e Maqedonisë, për hir të interesit të përgjithshëm, evitimin e paqartësive, evitimit të dezinformacioneve, do...

Izraeli u bën thirrje hebrenjve të largohen urgjentisht nga New York-u pas zgjedhjes së Mamdanit

Zohran Mamdani, demokrati progresiv me origjinë nga Uganda, ka qenë kritik i hapur i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu