A ka Kuvendi shumicë për të shkarkuar ministrat “pro-Taravari”? Si do të votojnë nesër deputetët Thaçi, Bajrami e Ismaili?

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut për nesër është caktuar seanca mbi propozimin e Qeverisë për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu si dhe ministrinë e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Propozimi qeveritar është ata të zëvendësohen nga Naim Bajrami në MSHIA dhe Ilir Demiri në Ministrinë e Drejtësisë, të cilët janë propozuar nga një komision kadrovik i ASH-së.

Më 28 janar, Qeveria teknike u votua me votat e 65 deputetëve.

Pas përçarjeve në Aleancën për Shqiptarët, deputetët e kësaj partie, Halil Snopçe dhe Abdulla Saliu janë në mbështetje të Taravarit. Përveç këtyre dy deputetëve, nuk dihet nëse shkarkimin e ministrave do ta votojë deputeti i PDE-së, Bastri Bajrami, ai i PDSH-së, Menduh Thaçi, por edhe deputeti i pavarur, Hysni Ismaili.

TV21 merr vesh që PDE është e pakënaqur me BDI-në, sepse deri më tani nuk e ka marrë drejtimin e Klinikës së Stomatologjisë, dy drejtori të tjera, si dhe nuk janë realizuar punësimet e aktivistëve të PDE-së.

“Është çështje që ka të bëjë me vendim politik për të cilin do të vendosin organet e PDE-së, konform atij vendimi do të jetë edhe vota ime”, tha deputeti Bajrami në përgjigje për TV21.

Ndërkaq kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha thotë se partia vendos sonte për këtë çështje.

“Sonte do kemi konsultime në Këshillin Drejtues dhe do marrim vendim”, na tha shkurt Hoxha.

Deputeti Ismaili tha se ende nuk ka vendosur.

“Nuk e di, s’kam vendosur ende”, tha Ismaili.

TV21 kontaktoi edhe me deputetin Menduh Thaçi, po i njëjti deri në momentin e publikimit të këtij informacioni, nuk na u përgjigj, megjithatë TV21 mëson se Thaçi ka gjasa që nesër fare të mos shkojë në Kuvend. TV21 merr vesh që Thaçi ka dilema nëse do të votonte për ministra që vijnë si propozim i Ziadin Selës dhe Krenar Llogës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

37 burra janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar dënimin me vdekje në...

36-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varri i Rugovës

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit...

Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot, në ora 13:00, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të mbahet mbledhja...

Zuli Demiri: Ju premtoj qeverisje transparente dhe komunë të hapur

Kandidati i pavarur i për Komunën e Vrapçishtit i mbështetur nga VLEN-ni, Zuli Demiri në hapjen shtabit komunal së bashku me përfaqësuesit e VLEN...

Mexhiti: Ahmeti po e mbanë BDI-në si kapital për të mbrojtur veten dhe familjarët

Lideri i Lëvizjës Demokratike (LD) dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të gazetës “Lajm”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu