A është Arben Taravari “kali i Trojës” brenda Frontit Evropian?

A është Arben Taravari “kali i Trojës” brenda Frontit Evropian?

Lëvizjet politike të Arben Taravarit gjatë viteve të fundit kanë ngjallur pikëpyetje serioze për qëllimet e tij dhe qëndrueshmërinë e aleancave që ndërton. Zhvillimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut kanë rikthyer në qendër të vëmendjes emrin e tij, me shumëkënd që pyet: A po luan Taravari një lojë të dyfishtë brenda Frontit Evropian?

Nëse i rikthehemi kronologjisë, oferta që Ali Ahmeti i bëri Taravarit para zgjedhjeve parlamentare ishte shumë më bujare sesa ajo që mund të marrë sot. Megjithatë, Taravari vendosi ndryshe – me një kosto të lartë politike, që rezultoi në ndarjen e Aleancës për Shqiptarët në tri pjesë.

Katër vite më parë, në një moment kur VMRO-DPMNE ishte e izoluar nga trupi diplomatik për shkak të retorikës nacionaliste dhe qasjes diskriminuese ndaj shqiptarëve, Taravari i dha dorën e shpëtimit. Ai insistoi në një koalicion parazgjedhor me VMRO-në për zgjedhjet lokale, gjë që ndodhi. Ky bashkëpunim i hapi VMRO-së derën drejt rehabilitimit ndërkombëtar, duke e larguar etiketën e një partie ekstremiste. Diplomacia perëndimore nisi ta trajtonte VMRO-në dhe liderin e saj Hristijan Mickoski si më të moderuar – një fitore e madhe për të djathtën maqedonase.

Një episod interesant ndodhi kur marrëdhëniet mes Mickoskit dhe kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, u përkeqësuan. Taravari e përdori momentin për të larguar Aleancën edhe nga ajo bashkëpunim, duke krijuar përshtypjen e një lëvizjeje të matur – por që në fakt i shërbente agjendës afatgjatë të VMRO-së.

Situata u tensionua më tej në zgjedhjet presidenciale. Mickoski paralajmëroi publikisht përçarjen e Aleancës për Shqiptarët – dhe ajo ndodhi.
Ndërkohë që Perëndimi këmbëngulte që të mbështesnin nje kandidati pro-evropian, Taravari shpalli kandidaturën e tij, ndihmuar kështu VMRO-në të siguronte një avantazh të qartë që më pas e konkretizoi në zgjedhjet parlamentare.

Pavarësisht humbjes së opozitës shqiptare në zgjedhje, Taravari dhe grupi i tij u bënë pjesë e qeverisë së re, të shpërblyer nga Mickoski për shërbimet e mëparshme. Marrëdhëniet mes tyre mbetën të shkëlqyera edhe pas largimit formal nga koalicioni, me ndonjë deklaratë të kontrolluar nga ana e kryeministrit për të ruajtur ekuilibrin politik.

Sot, përballë rrezikut për të humbur bastionet lokale në zgjedhjet e ardhshme, Taravari ndërmori një tjetër kthesë të papritur – afrimin me Frontin Evropian. Kjo lëvizje ka tronditur edhe më shumë VLEN-in, ku tashmë përçarja është e dukshme, sidomos me reagimet e Ziadin Selës.

Nëse do të realizohet një marrëveshje trepalëshe mes Taravarit, Frontit Evropian dhe grupimeve të tjera opozitare shqiptare, kjo mbetet për t’u parë. Por ajo që po shqetëson opinionin publik është pyetja: Kush do të japë garanci që Taravari, pasi të ketë marrë komunat që synon, nuk do ta braktisë sërish këtë koalicion dhe t’i rikthehet aleancave të mëhershme?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu