Sela për arrestimin e Spahiut: Serbia s’është çliruar nga Millosheviqi, ky është provokim ndaj Kosovës!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër pas arrestimit dhe shqiptimit të masës së paraburgimit ndaj Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, nga autoritetet serbe. Në një deklaratë të fuqishme, Sela e cilëson këtë veprim si jo vetëm një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, por edhe një provokim të rëndë politik ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Arrestimi i Arbnor Spahiut nga Serbia paraqet jo vetëm shkelje të të drejtave dhe lirive të tij, por edhe një provokim të rëndë ndaj Kosovës. Serbia po dëshmon se nuk është çliruar nga mendësia dhe politikat e Millosheviqit,” – thekson Sela.

Ai akuzon Serbinë për persekutim të vazhdueshëm ndaj qytetarëve të Kosovës në mënyrë të padrejtë dhe pa bazë ligjore, duke e cilësuar këtë si një akt të motivuar politikisht.

“Veprime të tilla dëshmojnë se Serbia vazhdon të sillet si agresore ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Ky është një atentat ndaj paqes, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe vetë themeleve të drejtësisë,” shtoi më tej Sela.

Në deklaratën e tij, ai i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur jo vetëm qytetarin e saj, por edhe dinjitetin dhe sovranitetin shtetëror. Njëkohësisht, ai kërkon që bashkësia ndërkombëtare të japë një përgjigje të qartë dhe të ashpër ndaj Serbisë për këtë shkelje të rëndë.

“Qeveria e Kosovës ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin moral që të reagojë. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë pozicion ndaj kësaj sjelljeje agresive të Serbisë,” thekson Sela në fund të reagimit të tij.

Ai përmbyll deklaratën me një mesazh solidariteti:

“Me zemër dhe mendje, në këto çaste jemi me Arbnorin dhe mbarë Kosovën!”

Reagimi i Selës vjen në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur, dhe arrestimi i Spahiut po shihet nga shumë figura politike si një tentativë për destabilizim dhe presion politik nga ana e Beogradit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu