Kasami shpërfill ‘kërcënimet’ e Stoilkoviqit

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga përfaqësuesit e koalicionit qeveritar, Bilall Kasami, ka reaguar sot ndaj deklaratës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit për Marrëdhënie Ndërkomunitare, Ivan Stoilkoviq, i cili paralajmëroi shkarkimin e drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, për mos përdorimin e gjuhës maqedonase para mediave, përcjell INA.

Kasami e ka quajtur këtë deklaratë të Stoilkoviqit të nxituar, duke theksuar se qeveria funksionon mbi parimet e marrëveshjes së koalicionit dhe bashkëpunimit mes partive:

“Mendoj se është një deklaratë e përshpejtuar dhe qeverisja jonë është e ndërtuar mbi një marrëveshje të bashkëqeverisjes midis koalicionit. Gjithmonë ka keqkuptime mes partnerëve të koalicionit, por besoj se kjo do të tejkalohet,” – u shpreh Kasami.

Përplasjet lidhur me respektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe komunikimin institucional vazhdojnë të shkaktojnë debate të forta në opinion.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Raketa e parë plotësisht australiane bie pas vetëm 14 sekondash fluturim”

Australia dështoi në përpjekjen e saj të parë për një fluturim orbital pas gati 54 vitesh. Të martën më 29 korrik, në orën 08:35...

Me nënshkrimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi, ligji për arsimin fetar hyn në fuqi

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e...

Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur...

Taravari: Arkitekti politik i VLEN-it ka qenë Albin Kurti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e...

Pasaportë nëse blen shtëpi

Niveli i kërkesës për nënshtetësi përmes investimit (CBI) në ishujt e Karaibeve, sidomos nga qytetarët amerikanë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike dhe shoqërore në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu