Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

Me rritjen e temperaturave në vend, Instituti i Shëndetit publik ka dalë sot me rekomandime, duke bërë thirrje që të respektohen masat e mbrojtjes dhe kujdesit gjatë kohës së temperaturave të larta të ambientit.

Rekomandimet vlejnë posaçërisht për personat mbi 60 vjeç, fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, personat me mbipeshë, çrregullime mendore dhe ata që marrin terapi specifike. Rreziku rritet edhe për ata që punojnë ose qëndrojnë jashtë gjatë pjesëve më të nxehta të ditës.

Rekomandimet e ISHP-së

“Shmangni ekspozimin në diell (përfshirë punën jashtë) midis orës 11:00 dhe 17:00. Vishni rroba të lehta dhe të gjera, si dhe syze mbrojtëse dhe një kapelë me strehë të gjerë me ngjyrë të çelët kur jeni në rrezet e diellit. Qëndroni brenda në dhoma me ajër të kondicionuar. Nëse duhet të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për të pushuar më shpesh në hije dhe shmangni rrezet direkte të diellit. Pini shumë lëngje (mos prisni derisa të keni etje), mundësisht ujë. Kur jeni në një automjet të parkuar, hapni dritaren për të lejuar ajrosjen. Automjetet e mbyllura plotësisht nxehen shumë. Mos lini askënd në automjet! Bëni një dush me ujë sipas nevojës, si alternativë, vendosni kompresa të ftohta dhe mbani këmbët në ujë të ftohtë. Personat me sëmundje kronike, veçanërisht ata me sëmundje kardiovaskulare, neurologjike dhe pulmonare, duhet të jenë veçanërisht të disiplinuar në ndjekjen e këtyre rekomandimeve dhe në marrjen e ilaçeve të tyre të rregullta. Për çdo ndryshim në shëndetin e tyre, ata duhet të konsultohen me mjekun e tyre të kujdesit primare”.

Përveç rekomandimeve, Instituti i Shëndetit Publik deklaruan se, nëse ndonjë anëtar i familjes suaj, ose ndonjë person që po ndihmoni, ka lëkurë të nxehtë dhe të thatë, dhimbje barku dhe/ose është pa ndjenja, të telefononi menjëherë në 194 ose 112

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu