Atmosferë elektrizuese në Morinë! Tifozë të zjarrtë të Kombëtares mbërrijnë në Shqipëri

Pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi.

Tifozët kuq e zi nga Kosova, së bashku me djemtë e Luginës së Preshevës, janë organizuar për të përkrahur kombëtaren shqiptare, përmes këngëve patriotike, thirrjeve “Shqipëri etnike” dhe “Fitore Shqipëri”, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në kufi.

“Kemi ardhur me zemër për kombëtaren. Sot jemi të gjithë bashkë. Shqipëria do fitojë!” tha ai.

closevolume_off
Gjatë kësaj pasdites janë shtuar edhe më shumë tifozët kosovarë, të cilët kanë hyrë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen apo për të kaluar pushimet në bregdet. Ata janë të bindur për fitoren e kuqezinjve.

“Po shkoj në bregdet. Shpresoj të mos ketë provokime nga serbët. Unë parashikoj 2-1 për Shqipërinë”, tha ajo

Ndërkohë, ndër qytetarët që po kalonin kufirin kishte edhe jo tifozë që udhëtonin për arsye pune. Një prej tyre, nga Serbia, u shpreh se ndeshja pritet të jetë e barabartë.

“Të dy ekipet janë të forta. Mendoj se do dalë barazim, 1-1”, tha ai.

Edhe një qytetar nga Kroacia që po udhëtonte drejt Shqipërisë, dha mendimin e tij: “Shqipëria ka lojtarë të mirë. Mendoj se do fitojnë.”

Ndryshe, fluksi i qytetarëve nga Kosova dhe vendet e rajonit drejt bregdetit shqiptar vazhdon të jetë i lartë. Shumë prej tyre do ta ndjekin ndeshjen në pikat e ngritura me ekrane gjigante, të vendosura në zona turistike dhe urbane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

Kurti-gazetares: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro, lëri albuminat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares...

Zyrtarët ushtarakë paralajmërojnë se pushtimi i Gazës do ta sillte vdekjen e shumë ushtarëve

Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima...

Dodik humb mandatin si president i Republikës Srpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska Komisioni Qendror...

Dehari sërish për Kërçovën – BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu