Shaholli: Albulena, kandidatja këmbëterse e Parlamentit!

Edhe sot murgjit e sektit VV nuk kanë ndryshuar mendim lidhur me kandidaten e tyre për kryetare të Kuvendin e Kosovës edhe pas 27 dështimeve, do të vazhdojnë ta propozojnë këmbëtersen e sektit të tyre Albulena, si kandidate, me shpresën se “hajvanët” e opozitës do ta votojnë në votimin e radhës pasi të kenë reflektuar.

Ati shpirtëror i sektit VV, baba Bini, nuk heq dorë nga propozimi i përsëritur se kandidatja e të tij është këmbëtersja Albulena, e cila po dështon në çdo seancë të përpjekjeve të tyre të kota për ta zgjedhur në krye të Kuvendit atë si kryetare dhe jo një kandidat tjetër.

Zgjedhja e një pilivese si grindavecja Albulena në krye të Kuvendit të Kosovës, nuk arrin të bëhet pasi baba Bini nuk i ka votat e mjaftueshme që kandidatja e tij të zgjidhet kryetare e Kuvendit, por edhe për shkak të refuzimit të saj nga ana e “hajvanëve”
të opozitës të cilët nuk e duan pilivesën Albulena në krye të Kuvendit, por një emër tjetër.

Tashmë duket qartë se këmbëtersja Albulena nuk i ka votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit, por shefi i tyre shpirtëror i murgjëve të sektit VV, baba Bini, po e zvarrit qëllimisht çështjen e përzgjedhjes së kryetarit të Kuvendit deri në pambarim me këtë kandidaturë që “hajvanati” nuk ia voton, ku me këtë veprim të papërgjegjshëm do të thotë se ai kërkon indirekt zgjedhje të parakohëshme, me shpresën se do t’i fitojë ato së paku 51% të votave!

Por, siç thotë një fjalë e urtë popullore se “Nuk vjen gjithmonë vera nga dera”!
Dhe dera e murgjëve të sektit VV po mbyllet, pasi nuk ia dolën përballë “hajvanatit” të marrin cep më cep 70% apo 80% të votave por përkundrazi, ranë në 42%, fakt që nuk e bën dot qeverinë i vetëm por as nuk mund ta zgjedhin kryetaren e Kuvendit pas votatat e “hajvanatit”!

Ndaj, për t’i shmangur zgjedhjet e parkohëshme duhet reflektim nga të dy palët dhe nje kompromis për një kandidaturë tjetër dhe jo që edhe më tej ati i shpirtëror i murgjëve të sektit VV, baba Bini, të këmbënguli edhe më tej për këmbëtersen Albulena për kryetare të Kuvendit, por të zgjedhin një kandidat tjetër të pranueshëm edhe nga “hajvanati” opozitar!

A do të vazhdoj edhe sot telenovela e murgjëve të sektit VV me përpjekjen e radhës për ta zgjedhur kandidaten e tyre këmbëters në krye të Kuvendit mbetet për t’u parë?!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bllatë: Policia me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup shpërndajnë ujë për udhëtarët

Ndeshja fudbollistike që sonte luhet në Tiranë mes Serbisë e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzkonshëm edhe te shqiptarët e RMV-së. Me këtë rast...

Tragjedi në Saraj: Humb jetën maturantja Vebije Memedi pas një aksidenti të rëndë

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të nxënëses dhe maturantes Vebije Memedi nga Saraji i Shkupit. Ajo humbi...

Vuçiq: Jam i vetmi person në Evropë që tregton municion ushtarak me Izraelin! Gjithmonë do ta respektojmë dhe do ta duam Izraelin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se vendi i tij i dërgoi ndihmë Izraelit menjëherë pas sulmeve në Rripin e Gazës që filluan më 7...

BDI reagon pas shfuqizimit të “Balancuesit”: Shqiptarët po përjashtohen nga institucionet shtetërore

BDI ka reaguar për përfaqësimit e shqiptarëve në pozita kyçe në institucionet shtetërore. Nga kjo parti thonë se pas shfuqizimit të “Balancuesit” nga Gjykata...

Atmosferë elektrizuese në Morinë! Tifozë të zjarrtë të Kombëtares mbërrijnë në Shqipëri

Pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së bashku me djemtë e Luginës së Preshevës, janë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu