Filipçe: Qeverisja e VMRO-DPMNE-së është shembulli klasik se si nuk duhet të drejtohet një shtet, ka politika ekonomike që krijojnë kriza

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, kritikoi ashpër politikën ekonomike të qeverisë së VMRO-DPMNEM-së.

Filipçe theksoi se VMRO-DPMNE është një shembull i udhëheqjes së politikave të këqija ekonomike që po e shtyjnë vendin në krizë.

“Si e menaxhon VMRO-DPMNE vendin? Aspak. Ata janë një shembull klasik se si nuk drejtohet një vend, me politika të këqija ekonomike. Me çmime që po rriten, pa asnjë iniciativë nga Qeveria dhe pavarësisht të gjitha mekanizmave që kanë për t’i kontrolluar ato. Tregjeve u jepen krahë hapur për të bërë çfarë të duan. Nuk ka iniciativë për të rritur pagat”, tha Filipçe.

Filipçe dënoi deklaratën e Ministres së Financave e cila tha se inflacioni nuk mund të kontrollohet nëse rriten pagat.

“Ministrja e Financave del dhe thotë: nëse rriten pagat, inflacioni nuk mund të kontrollohet. Dhe çfarë u thotë qytetarëve? Të kenë uri që të mos ketë inflacion në këtë vend. Nuk e di se si nuk turpërohet. Nuk e di me çfarë fytyre del ta thotë këtë. Ne i rritëm pagat gjatë krizave më të mëdha”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu