BDI: Përmes dosjeve të hapura në Prokurori, VMRO ka kapur VLEN-in

Në Komunën e Çairit, ndërtimi i mbi 150 ndërtesave pa leje, pa standarde statike e sizmike, dhe pa asnjë kontroll institucional, paraqet jo vetëm krim urban dhe rrezik serioz për qytetarët, por edhe mjet presioni politik ndaj drejtuesve të këtyre partive të preferuara nga Mickoski, të cilët tashmë janë kthyer në vegla të bindura të axhendës antieuropiane dhe antishqiptare të Qeverisë. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, VMRO-DPMNE i krijoi dhe i zgjodhi të VLEN-it sepse janë të shantazhueshëm dhe të kontrollueshëm përmes dosjeve të hapura në Prokurorinë e kapur nga pushteti.

KUMTESË:
Zbulimi i aktiviteteve të paligjshme të udhëheqësisë së vlen, si pjesë e të ashtuquajturës “Krimi Urban”, vetëm sa vërteton atë që e kemi denoncuar që në fillim:
VMRO-DPMNE i krijoi dhe i zgjodhi ata sepse janë të shantazhueshëm dhe të kontrollueshëm përmes dosjeve të hapura në Prokurorinë e kapur nga pushteti.
Në komunën e Çairit, ndërtimi i mbi 150 ndërtesave pa leje, pa standarde statike e sizmike, dhe pa asnjë kontroll institucional, paraqet jo vetëm krim urban dhe rrezik serioz për qytetarët, por edhe mjet presioni politik ndaj drejtuesve të këtyre partive të preferuara nga Mickoski, të cilët tashmë janë kthyer në vegla të bindura të axhendës antieuropiane dhe antishqiptare të Qeverisë.
Shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë këtë farsë përfaqësimi, ku zëri i tyre zëvendësohet me njerëz të përulur nga frika e ndjekjes penale.
Ky është një projekt i qëllimshëm për të dëmtuar barazinë ndëretnike, për të zhbërë Marrëveshjen e Ohrit dhe përç ta nxjerrë vendin nga rruga evropiane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!

Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij...

Lojë e rreme shpërblyese: “DM” nuk jep falas 500 kuti kozmetike

“DM” nuk është organizatori, as personi që e ka porositur këtë postim të rremë në rrjetin social Facebook. Ky është një mashtrim duke përdorur...

Gazetari Ademi shkoi për t’i kërkuar falje familjes së Daorsa Spahiut (VIDEO)

Gazetari Nevrij Ademi ka qenë sot te familja e Daorsa Spahiut për t’i shprehur ngushëllimet familjes së saj dhe për t’i kërkuar falje. Në emisionin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu