Visar Ganiu, Bilall Kasami dhe Fatmir Mexhiti në listën e Antikorrupsionit për mosdorëzim të dokumenteve

Krerët e Komunës së Çairit Bilall Kasami dhe Visar Ganiu, por edhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, kreu i Revizonit, Maksim Akcevski, janë në mesin e funksionarëve të cilët kanë paguar gjoba të lëshuara nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit për mosdorëzim të dokumentacioneve në lidhje me lëndët që i ka hapur ky institucion. Të njëjtit, edhe pas pagesës së gjobave, sërish nuk kanë bashkëpunuar me institucionin i cili është përgjegjës për parandalimin e korrupsionit, shkruan Portalb.mk.

Antikorrupsioni në seancën e 100-të i publikoi emrat dhe mbiemrat e funksionarëve të cilët nuk kanë bashkëpunuar dhe nuk kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme, pavarësisht obligimit ligjor.

Lista, është e hartuar në bazë të lëndëve të cilët janë hapur prej vitit 2019-të deri në vitin 2024, gjegjësisht gjatë mandatit të trupit Komisionit, me kryetare Bilajana Ivanovska.

Lista nga Reparti për Konflikt Interesi
Bojan Llazarevski, drejtor i Agjencisë së Filmit, ka paguar gjobë dhe nuk i ka dorëzuar dokumentet në Repartin për Konflikt Interesi.
Lista nga Reparti për Korrupsion
Nikolla Vasev, u.d. drejtor mjekësor i Onkologjisë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit, ka paguar dy herë gjoba dhe nuk ka dorëzuar dokumente për lëndët 1246 dhe 122779.
Maksim Acevski, kryetar i Entit Shtetëror të Revizionit, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
Bojan Llazarevski, drejtor i Agjencisë së Filmit, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës, ka paguar gjobë dhe nuk i ka dorëzuar dokumentet
Lista nga Reparti për Gjendjen Pronësore
Dragan Georgievski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Vesna Kiçec, gjykatëse në Gjykatën Themelore, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Maja Savevska, anëtare e Këshillit të Arsimit, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Natasha Lukiq, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Maja Papatolevska, anëtare e Këshillit për Arsim Profesional, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Kruma Andonov, anëtar i Bordit Drejtues të Reumatologjisë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Katerina Donçeva, anëtare e Bordit Drejtues të Shtëpisë Shëndetësore Vallandovë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Maja Qorlluka, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Veljan Tasevski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Branko Aleksoski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Valbona Fazlija, anëtare e Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Vlladimir Krstevski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Zoran Ivkoviq, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Ivica Llazarov, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Laurent Kerimi, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Eljesa Alili, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Shenaj Osmanova, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Goran Davidovski, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Aleksandar Stojanovski, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Nikodin Naumovski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Lubica Zerevska, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Lupka Lubinovska, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Marija Mitrova, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Krum Arnaudov, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Irena Stojanovska, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Daut Hajrullahu, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Betim Lamallari, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Zoran Kostadinov, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Mara Gligorovska, u.d. drejtoreshë shkolle, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Marija Spirevska, anëtare e Komisionit për Ankesa, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese pas ndërprerjes së funksionit.
Zoran Zafirovski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese pas ndërprerjes së funksionit.
Besa Pocesta, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese pas ndërprerjes së funksionit.
Darko Dimitrovski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Sali Saliu, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Zhivorad Kjurçiev, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Boris Georgievski, anëtar i Bordit Drejtues, në Shëndetësi, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Arijan Daci, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Tiajana Dimovska Toshevska, kryetare dhe anëtare e Bordit për Kontroll, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Dimitar Getov, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
Kryetarja e Antikorrupsionit, Bilajana Ivanovska, deklaroi se duke e pasur parasysh se ligji jonë nuk ka mjete tjera përpos kundërvajtjes, kërkoi që kur të ndryshohet Ligji për Parandalim të Korrupsionit, të mundësohet veprim i mëtutjeshëm.

“Sidoqoftë, të gjithë këto do të publikohen në ueb-faqen tonë dhe lista do të plotësohet, ashtu siç do të ketë emra të rinj”, tha Ivanovska.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit as me dyfishin e pagës

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport online zbulon se pas...

Japoni – Treni me 35 sekonda vonesë, pasagjerëve u kërkohet falje dhe marrin rimbursim të plotë

Në Japoni, ku saktësia e transportit publik është standard i pathyeshëm, edhe një vonesë prej sekondash merret seriozisht. Një drejtues treni Shinkansen kërkoi falje...

Si nisi sherri me Medvedev? Ish-president rus provokon: Mos harro Mano Morta dhe filmat me zombie! Trump përgjigjet me zhvendosjen e nëndetëseve bërthamore

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë hyrë në një fazë të re përplasjesh verbale, me Presidentin amerikan Donald Trump që ka urdhëruar...

ASH-ja e Selës prezanton kandidatët për Dibër, Strugë dhe Haraçinë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka mbajtur sot një mbledhje, ku është konfirmuar pjesëmarrja e partisë në zgjedhjet lokale në tri komuna: Dibër,...

Kryeministër i “të gjithëve”? 25 punësime, zero për shqiptarët

Hipokrizia në kryeministri – Mickoski tallet me shqiptarët! Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Hristijan Mickoski mbajti një fjalim të zjarrtë në parlament duke u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu