Bankat e vendit për tre muaj kanë përfituar mbi 72 milionë euro

“Më lind nënë me fat, që bankier të bëhem.” Kështu mund të interpretohet thënia popullore për kushtet në Maqedoni. Derisa ekonomia vazhdimisht ankohet se është në krizë, për bankat në Maqedoni kjo nuk vlen. Nëse 2024-in e mbaruan me përfitim maksimal me thuajse 283 milionë euro, puna u shkon shkëlqyeshëm edhe në tre muajt e parë të këtij viti. Kanë përfituar thuajse 72,6 milionë euro.

Të dhënat e Bankës popullore tregojnë se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti bankat kanë arkëtuar nga qytetarët dhe bizneset mbi 146 milionë euro vetëm nga normat e interesit. Vetëm amvisëritë për norma të interesit kanë paguar mbi 58 milionë euro në bankat vendase. Numrat tregojnë se të ardhurat– neto nga normat e interesit për bankat ishte thuajse 113 milionë euro.

Për kompensime dhe provizione të bankave qytetarët dhe kompanitë kanë lënë 44 milionë euro në bankat vendase. Të ardhurat neto nga provizione për bankat në tremujorin e parë ishte mbi 27 milionë euro.

Matematika tregon se vetëm për norma të interesit, qytetarët dhe kompanitë kanë paguar mbi 190 milionë euro.

Cilat banka kanë pasur përfitim më të madh? Të dhënat e Bankës popullore tregojnë se thuajse i gjithë kulaçi ka përfunduar në pesë bankat më të mëdha bë vend, ose nga 72,6 milionë euro përfitim, ato kanë marrë 66,4 milionë euro. Pjesën tjetër e kanë ndarë tre bankat e mesme dhe pesë bankat e vogla në vend.

Raportet financiare të bankave tregojnë se përfitim më të madh për tre muajt e parë të vitit kanë tre nga bankat më të mëdha – Banka komerciale, NLB dhe Stopanska banka-Shkup. Banka komerciale ka përfitim prej mbi 19 milionë eurove, në vendin e dytë është Stopanska me 14 milionë euro dhe NLB me 11 milionë euro.

Të dhënat tregojnë se tre bankat më të mëdha kanë përfitim më të madh krahasuar me të gjitha kompanitë e tjera të bursës së Maqedonisë. (Tv21)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu