Francë, 2 të vdekur dhe 559 të arrestuar në incidentet pas fitores së PSG-së në Ligën e Kampionëve

Në incidentet që shpërthyen në Francë pasi skuadra franceze Paris Saint-Germain (PSG) u bë kampione e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, një i ri 17-vjeçar që u godit me thikë dhe një grua 20-vjeçare që u godit nga një automjet kanë humbur jetën, ndërsa 559 persona u arrestuan, transmeton Anadolu.

PSG-ja fitoi ndeshjen finale kundër skuadrës italiane Inter me rezultatin 5-0 dhe u shpall kampione e turneut më të madh të klubueve evropiane.

Pas fitores së PSG-së, kulla “Eiffel”, simboli i kryeqytetit Paris, u ndriçua me ngjyrat e ekipit.

Në rrugët e Parisit, rreth stadiumit “Parc des Princes” dhe rreth kryeqytetit, tifozët e PSG-së festuan fitoren e ekipit të tyre me entuziazëm dhe fishekzjarre.

Policia përdori sprej lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë turmën e tifozëve rreth stadiumit “Parc des Princes” dhe në bulevardin “Champs-Élysées”.

Nga ana tjetër, disa barrikada rreth stadiumit dhe të paktën një automjet u vunë në zjarr, ndërsa zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje iu përgjigjën zjarrit.

Tifozët që donin të shkonin në “Champs-Élysées” për të festuar fitoren e PSG-së shkaktuan rrëmujë në stacionin e trenit.

Ministria e Brendshme njoftoi se 559 persona u ndaluan në incidentet që pasuan fitoren e PSG-së, shumica e tyre në kryeqytetin Paris. 254 prej të arrestuarve janë ndaluar në paraburgim.

Sipas nga burime policore, 7 zjarrfikës, 22 policë dhe gati 200 civilë janë plagosur gjithashtu në incidentet gjatë festimeve, raportojnë mediat lokale.

Ndërkohë, një i ri 17-vjeçar që u godit me thikë gjatë festimeve në Dax, në provincën Landes, ka humbur jetën. Një hetim është nisur për incidentin dhe policia po vazhdon përpjekjet e saj për të kapur vrasësin.

Po ashtu, një grua që po udhëtonte me skuter është goditur nga një automjet gjatë festimeve në lagjen e 15-të të Parisit. Gruaja 20-vjeçare ka humbur jetën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Medai Shaholli: Me Mickon përpara!

Me Mickon përpara! Ky është premieri më i "zgjuar" "Severnës" me eskortën e tij prej komitëve bashkë me titistët e rinj nga ZNAM-i e VREDI,...

PDSH si opsion për hyrje në Qeveri me një zvministër dhe disa drejtori?!

Burime qeveritare bëjnë të ditur për INA se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është opsion për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Nga partia e Menduh Thaçit...

Kthehet kaosi me transportin publik në Shkup, autobusët privatë s’janë në qarkullim

Që nga orët e mëngjesit mijëra qytetarë kanë mbetur rrugëve të Shkupit në pritje të transportuesve privat në temperatura mbi 34 gradë celsius. Siç...

Garip Kaba: Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Garip Kaba, ka publikuar një mesazh të ashpër ndaj pushtetit aktual, duke theksuar se padrejtësitë ndaj shqiptarëve do të...

Blerim Bexheti: VLEN po hesht, pushteti po ikën nga duart!

Sekretari organizativ dhe deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti përmes një postimi ka akuzuar qeverisjen VLEN se po hesht rreth ndryshimeve në Ligjin për menaxhim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu