Bajrami: 1 Qershori të shpallet “Dita e Mafies Energjetike” në Kosovë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë në Kosovë, duke e cilësuar datën 1 Qershor si “Ditë të mafies energjetike”.

Përmes një reagimi publik, Bajrami ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë, duke thënë se pushteti aktual për katër vite ka ndërtuar një strukturë mafioze në sektorin e energjisë, përmes vendosjes së njerëzve të afërt politik në pozita kyçe.

“Struktura e mafies energjetike nisi në ditët e para të qeverisjes së Vetëvendosjes”, tha Bajrami, duke përmendur emërimin e Nagip Krasniqit në KEK, i cili tashmë përballet me aktakuza për korrupsion. Po ashtu, ajo përmendi Martin Berishajn, i cili u emërua ambasador brenda 24 orëve dhe sipas saj, ka përfituar nga kompanitë energjetike.

Deputetja kritikoi edhe faturat e larta të energjisë dhe mungesën e tregut real të hapur për energji, që sipas saj, po i dëmton rreth 1300 ndërmarrje të mëdha në vend.

Ajo përmendi rastin e kompanisë NOA, të cilën e quajti “kompani fantome me dy punëtorë dhe qarkullim prej 160 milionë eurosh në vitin 2024”.

Bajrami tha se skema e përfitimeve nga energjia është ndërtuar me qëllim të pasurimit të individëve të lidhur me pushtetin, ndërsa paralajmëroi se qytetarët dhe bizneset po përballen me trefishim të çmimit të rrymës.

“Hetim dhe auditim për të gjithë. Prokuroria të merret me mafien energjetike para se kjo të shkatërrojë çdo gjë që është ndërtuar për 25 vite”, përfundoi ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

Kurti-gazetares: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro, lëri albuminat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares...

Zyrtarët ushtarakë paralajmërojnë se pushtimi i Gazës do ta sillte vdekjen e shumë ushtarëve

Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima...

Dodik humb mandatin si president i Republikës Srpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska Komisioni Qendror...

Dehari sërish për Kërçovën – BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu