Shifra alarmante, 130 fëmijë janë evidentuar se pinë drogë në organet policore

Problemi i përdorimit të drogës tek fëmijët në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më shqetësues. Sipas analizës së Avokatit të Popullit, 50 fëmijë përdorin marihuanë si dhe substanca të tjera psikotrope si halucinogjene dhe stimulative. Sistemi për parandalimin, zbulimin e hershëm, trajtimin dhe rehabilitimin e këtyre fëmijëve është i pazhvilluar dhe kapacitetet institucionale mbeten të kufizuara.

“Trajtimi i fëmijëve përdorues droge vazhdon të paraqesë një sfidë serioze, duke pasur parasysh se ne kemi rekomanduar programe specifike në institucionet shëndetësore që ende nuk janë zhvilluar. Sipas të dhënave të 27 Qendrat Ndërkomunale të Punës Sociale në periudhën e hulumtuar që kërkuam fëmijë përdorues të drogave janë evidentuar në 5 Qendrat Ndërkomunale të Punës Sociale: Shkup, Tetovë, Ohër, Gostivar dhe Shën Nikollë. Shumica prej tyre janë nga Shkupi dhe Tetova”, tha Vaska Bajramovska-Mustafa.

Sipas të dhënave nga analiza, gjithnjë e më tepër mosha më e re po evidentohet te përdoruesit e mitur dhe ky fenomen po bëhet një problem gjithnjë e më i madh dhe kërkon një përgjigje urgjente nga institucionet. Bajramovska theksoi faktin se qendrat ndërkomunale të punës sociale u përgjigjën se ekipet e tyre të ekspertëve nuk janë të specializuara në punën me fëmijët përdorues droge. Sipas Avokatit të Popullit të marrë nga raportet e policisë, 130 të mitur tjerë drogohen nëpër rrugë më shumë me marihuanë dhe amfetaminë, ndërsa më pak me ekstazi dhe heroinë.

“130 fëmijë përdorues të drogës janë evidentuar në sektorët për punë të brendshme. Ky identifikim sipas përgjigjeve më së tepërmi bëhet nga prania në rrugë, sipas denoncimeve apo aksioneve policore ku njësoj si QNPS, sektorët paraqesin për fëmijët e moshës nga 14 deri në 18 vjet”, deklaroi Vaska Bajramovska-Mustafa. (tv21)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Saliu:“Kulmi i idiotizmit” Dajxha komandant Thirrje pa procedurë për gazetarin Ademi

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër pasi kolegu i tij, Nevrij Ademi, është thirrur në bisedë informative nga stacioni i policisë në Tetovë. Thirrja...

Krenar Lloga: Sot Tetova Sot, dje Top24 – shembuj të padurueshmërisë ndaj atyre që ua nxjerrin të palarat në shesh

Krenar Lloga nga ASh ka dalë në mbështetje të Nevrij Ademit dhe Tetova Sot, njofton Top24 Ai ka përmendur edhe rastin e kohë më parë...

Bela: Alternativa dhe fundi i keqmenaxhimit në Çair

Shkruan: Valon F. Bela Alternativa dhe fundi i keqmenaxhimit në Çair Është e qartë se edhe partia Alternativa po synon t’i japë fund keqmenaxhimit 20-vjeçar të...

‘Perdja e Mëndafshit’ – Kina ndan rajonin dhe shfaq Shqipërinë e Kosovën si ‘Perëndimi i vërtetë’

Pekini zgjeron praninë në Ballkan, me Washingtonin të përqendruar në Ukrainë Ballkani Perëndimor ka qenë gjithnjë “fuçia e barutit” e Evropës dhe edhe pse në...

Deliu: si u bën 57 vota sot në Kuvend, meqë Shqipe Selimi nuk votoi?

Blerta Deliu Kodra Deputete e Kuvendit të Kosovës Edhe Shqipe Selimi e di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot. Por, si u bën 57...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu