OKB: 100 për qind e banorëve të Gazës janë në rrezik nga zia e bukës

Gaza është “vendi më i uritur në Tokë”, thanë Kombet e Bashkuara më 30 maj, duke paralajmëruar se e gjithë popullsia e territorit palestinez tani është në rrezik nga zia e bukës.

Negociatat për dhënien fund të luftës 20-mujore në Gazë deri më tani kanë dështuar që të arrihet një përparim, me Izraelin që ka rinisur operacionet në Gazë në mars, duke i dhënë fund armëpushimit gjashtëmujor.

“Gaza është vendi më i uritur në Tokë”, tha Jens Laerke, zëdhënësi i agjencisë të OKB-së për ndihma humanitare, OCHA.

“Është e vetmja zonë e përcaktuar – një shtet ose territor i përcaktuar brenda një shteti – ku e gjithë popullsia është në rrezik nga zia e bukës. 100 për qind e popullsisë është në rrezik nga zia e bukës”, tha ai, duke hedhur poshtë pretendimet e Izraelit që thonë të kundërtën.

Gjatë një konference për media në Gjenevë, Laerke dha detaje për vështirësitë që po përballet OKB-ja për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Në ditët e fundit, Izraeli pjesërisht ka lehtësuar bllokadën e plotë të ndihmave në territorin palestinez, që e vendosi më 2 mars.

Laerke tha se 900 kamionë me ndihma humanitare janë autorizuar nga Izraeli për hyrje në Gazë, që kur bllokada u hoq pjesërisht.

Por, deri më tani vetëm 600 kamionë kanë dërguar ndihmë në pjesën e kufirit në Gazë, dhe vetëm një numër i vogël i tyre është marrë nga palestinezët.

Këtë javë, Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) – organizatë që mbështetet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara – këtë javë ka shpërndarë ndihma nga disa qendra në Rripin e Gazës.

Kjo organizatë është përballur me akuza se ndihmon Izraelin që të përmbushë synimet e tij ushtarake.

I pyetur për operacionet e kësaj organizate, Laerke tha “nuk po funksionon. Nuk po përmbush nevojat e njerëzve. Po krijon kaos”./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli shkatërron qendrën e dializës në Gaza, OKB ngre alarm

Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar të vetmen qendër të dializës Noura al-Kaabi Dialysis në Gazën veriore dhe më shumë se 50 palestinezë u vranë...

“Turp i gjallë” në Çarshinë e Shkupit – Mozaiku i figurave kombëtare i mbuluar nga mbeturinat

Një skenë shqetësuese është fotografuar në zemër të Çarshisë së Shkupit, përballë mozaikut monumental ku përjetësohen figurat më të ndritura të historisë shqiptare, si...

Bankat e vendit për tre muaj kanë përfituar mbi 72 milionë euro

“Më lind nënë me fat, që bankier të bëhem.” Kështu mund të interpretohet thënia popullore për kushtet në Maqedoni. Derisa ekonomia vazhdimisht ankohet se...

SKANDAL/ BDI: NPK Zhelinë, mbi 84.000 euro humbje në vitin 2024! (DOKUMENT)

Ka shpërthyer një skadnal në komunën e Zhelinës. Përpos komunsë së thuhet se është mbi 5 milionë euro borxh, sot dega e BDI-së Zhelinë...

Shkaku i Autobusit të Prishur – 100 Fëmijë nga Maqedonia e Veriut të Bllokuar në Shqipëri pas Kampionatit të Karatesë

Qafë Thanë, 1 qershor – Rreth njëqind karateistë të rinj nga Maqedonia kanë mbetur të bllokuar në Shqipëri për orë të tëra pasi autobusi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu