Mickoski i vendosur: S’lëviz asnjë milimetër për ndryshimet kushtetuese

Në seancën e sotme të pyetjeve parlamentare, kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje përsëri opozitës që së bashku me Qeverinë të lobojë te eurodeputetët për të votuar raportin për Maqedoninë, i cili do të njihte identitetin shekullor maqedonas lidhur me kombin dhe gjuhën maqedonase, ndërsa në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ai theksoi se për sa kohë që nuk ka maqedonas në Komitetin Bullgar për Minoritetet, “nuk do të ketë asnjë zhvendosje as edhe një milimetër nga qëndrimet tona”.

“Në këtë raport thuhet se kemi një identitet të veçantë maqedonas të ndryshëm nga i tyre, jo pas vitit 1945 por shekuj më parë, dhe gjuhën maqedonase, dhe nëse kjo nuk është problem, këtu deputetët evropianë kanë mundësinë dhe atje votojnë me shumicë, jo unanimisht, dhe për këtë arsye i kërkoj opozitës që është pjesë e familjeve të caktuara politike që kanë eurodeputetë të lobojnë për pranimin e tij”, tha Mickoski.

Ai theksoi se të mërkurën, raporti mbi situatën në Maqedoni në lidhje me identitetin shekullor maqedonas dhe gjuhën e veçantë maqedonase do t’u paraqitet eurodeputetëve, për të cilin pritet një reagim dhe tashmë janë paraqitur amendamente nga Bullgaria.

Mickoski theksoi gjithashtu se maqedonasit nga Bullgaria meritojnë një vend në Komitetin për Minoritetet, ku janë të pranishëm romët, turqit dhe armenët, dhe shtoi se derisa maqedonasit të bëhen pjesë e atij komiteti, nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e tij për temën e ndryshimeve kushtetuese.

“Në Bullgari, ekziston një Komitet në të cilin janë anëtarë përfaqësues të minoriteteve rome, turke dhe armene, dhe a nuk e meritojmë ne maqedonasit, që kemi 14 vendime në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, një vend në atë komitet, ndërsa ata e meritojnë një vend në Preambulën tonë? Derisa të shoh një maqedonas atje që është pjesë e atij komiteti, dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë, nuk do të lëviz asnjë milimetër gjersa jam Kryeministër i kësaj qeverie”, deklaroi Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in

Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka...

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu