BDI-Tetovë: NPK Tetova- Tetovë për vetëm tre muaj gjeneroi humbje 455 mijë euro

Grupi i këshilltarëve të BDI-së, në komunën e Tetovës, përmes një postimi në profilin e kësaj dege kanë ngritur shqetësimin se Ndërmarrja Publike Komunale Tetova – Tetovë për një vit i e tre muaj ka gjeneruar humbje prej 550 mijë euro, ku vitin 2024 e kanë mbyllur me humbje prej 6milion denarë ose (100 mijë euro) ndërsa vetëm për tre muaj në vitin 2025 kanë gjeneruar humbje prej 28milion denarë ose (445 mijë euro) shkruan Top24

NPK TETOVA ME 550.000 EURO HUMBJE PËR NJË VIT E TRE MUAJ!
Raportet financiare të Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova tregojnë zhytje të madhe në borxhe.
Vitin 2024 e kanë mbyllur me 6 milionë denarë (100.000 euro) humbje, ndërsa vetëm në tremujorin e parë te vitit 2025 kanë gjeneruar humbje prej 28 milionë denarë (455.000 euro).
Kjo situatë është ende më e çuditshme kur shihet se kjo ndërmarrje për këtë periudhë ka marrë ndihmë financiare nga Komuna e Tetovës në vlerë prej 41 milionë denarë (670.000 euro) si dhe ka pasur të hyra nga ndërmarrjet Sharri dhe Saubermacher në vlerë prej 45 milionë denarë (730.000 euro).
Vetëm nga Komuna, NP Sharri dhe Saubermacher kanë marrë 86 milionë denarë (1.400.000 euro), pa i llogaritur edhe të hyrat tjera.
Po si u bë që punëtorët e ndërmarrjes nuk marrin rroga tanimë 3 muaj!?
Gjithë këtë humbje nesër në seancë të këshillit komunal do kërkojnë që ta mbulojë Komuna e Tetovës!
Është e qartë se këtu kemi të bëjmë me keqpërdorim të parave të qytetarëve mbi kurrizin e punëtorëve të cilët e bëjnë punën e tyre dhe nuk paguhen.
Për këtë situatë kemi paralajmëruar çdoherë kur nga buxheti i Komunës së Tetovës ndaheshin mjete për NPK-në dhe në çdo rast kryetari i komunës Bilall Kasami ka qenë dalëzotës dhe ka garantuar se ato mjete nuk do keqpërdoren, mirëpo raportet financiare tregojnë atë që ne e kemi paralajmëruar, KEQPËRDORIM KLASIK!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu