Trajko Sllaveski, guvernatori i ri i Bankës Popullore të RMV-së

Pak minuta para mesnatës mbrëmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Trajko Sllaveski është zgjedhur guvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për Sllaveskin votuan 68 deputetë “pro”, ndërsa 16 kanë qenë kundër.

Në kuadër të debatit të përgjithshëm dhe replikave dhe kundërpërgjigjeve, deputetët shprehën pikëpamje të ndryshme, ku deputetët nga pushteti u përqendruan në profesionalizmin dhe kompetencën e tij, ndërsa opozita u përqendrua në bindjen politike të Sllaveskit dhe vizionin për pavarësinë e institucionit.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski e lavdëroi Sllaveskin si një “pionier vizionar të masave që dhanë rezultate”.

“Duhet të merret parasysh edhe aktiviteti i tij ekonomik ashtu edhe ai shoqëror. Ai është një pionier vizionar i masave që kanë dhënë rezultate. Duam të diskutojmë nga perspektiva e profesionalizimit të tij, të gjitha temat tjera janë të parëndësishme”, ka thënë Stojanovski.

Elmi Aziri, deputet nga Aleanca për Shqiptarët, shprehu dyshime në lidhje me përshtatshmërinë e tij për këtë funksion, duke thënë se “fakti që profesori Sllaveski për më shumë se 25 vjet ka pasur post politik na vë në dilemë për ruajtjen e pushtetit qendror”.

Ndërkohë, deputeti Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët vlerësoi se emërimi i personave si Sllaveski i cili asnjëherë nuk fsheh bindjen politike është kërcenim për autonominë e këtij institucioni.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

buxhet rekord prej 35 milionë

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026 Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu