Kallëzim penal ndaj Fatmir Deharit, MPB: E ka dëmtuar buxhetin e komunës për gati 64.000 euro

MPB Maqedoni njofton se Departamenti për Punë të Brendshme në Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“DPB ka ngritur kallëzim penal kundër F.D. (51) nga fshati Sërbicë e Kërçovës për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal. Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2024, ai, në cilësinë e kryetarit të komunës së Kërçovës, në mënyrë të paligjshme ka lidhur disa kontrata për kryerjen e shërbimeve ligjore me avokatë nga Kërçova, megjithëse brenda komunës së Kërçovës ekziston Sektor për Çështje Ligjore me gjithsej 37 të punësuar, të cilët kanë të drejtë ta përfaqësojnë komunën para gjykatave në vend”.

“Në këtë mënyrë, i akuzuari ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligjit për Prokurime Publike, ka shkelur dispozitat e Ligjit për Procedurën Civile, Rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës, me ç’rast u ka mundësuar avokatëve, në dëm të buxhetit të komunës së Kërçovës, të përfitojnë dobi pasurore të paligjshme prej 3.938.420 milionë denarësh ose rreth 64.000 eurosh”, njoftojnë nga MPB.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu