Anulohet greva në Fondin për Sigurim Shëndetësor

Është anuluar greva e punonjësve në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Vendimi vjen pas seancës së sotme të Këshillit Drejtues dhe Sindikatave.

“Uniteti midis punonjësve, me qëllim që të mos ulen pagat për 21%, por edhe rëndësia e shërbimeve që i ofron Fonsi, kompetentët duhet të lëshojnë pe dhe ta konstatojnë vlerën e deritashme të pikës” – thuhet në një njoftim në Facebook të Sindikatës.

Nga Sindikata presin që pas 31 majit, vendimi për vlerën e pikës të mbetet I njëjtë, në të kundërtën, sic thonë, greva sërish do të aktivizohet.

Seanca e Këshillit Drejtues të Fondit për Sigurim Shëndetësor vjen pasi dje u dërgua kërkesa e Sindikatës së punonjësve deri te Kryeministri Talat Xhaferi.

Sipas Sindikatës, mbretëroi mirëkuptimi në Qeveri dhe në seancën e djeshme, miratoi konkluzion të ri me cka shfuqizoi rekomandimin paraprak që ishte dërguar te Këshilli Drejtues dhe miratoi rekomandim të ri, që vlera e pikës të jetë e njëjtë.

U.d Drejtori i FSSH-së, Asaf Abdurahmani, dje në Facbook njoftoi se është miratuar vendimi për vlerë të njëjtë të pageve deri më 31 maj 2024.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu