Hakan Fidan, do të nisë të hënën një vizitë zyrtare dyditore në Rusi

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan, do të nisë një vizitë zyrtare dyditore në Federatën Ruse më 26–27 maj 2025, pas një ftese zyrtare nga homologu i tij rus, Sergey Lavrov.

Gjatë vizitës, pritet që Fidan të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe të zhvillojë bisedime zyrtare me Lavrovin në Moskë, sipas burimeve nga Ministria e Jashtme e Türkiye-s.

Vizita do të fokusohet në çështje kyçe të marrëdhënieve turko-ruse, me Fidanin që pritet të bëjë një shqyrtim gjithëpërfshirës të bashkëpunimit dypalësh në fusha si tregtia, energjia dhe turizmi. Po ashtu, do të shqyrtohen hapat e mundshëm për thellimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Krahas takimeve me Lavrovin dhe Putinin, Fidan do të zhvillojë bisedime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë rusë, përfshirë zëvendës-shefin e Administratës Presidenciale, Vladimir Medinsky, i cili udhëhoqi delegacionin rus në bisedimet Rusi-Ukrainë në Istanbul më 16 maj, si dhe me ministrin e Mbrojtjes, Andrei Belousov.

Paqe e drejtë dhe e qëndrueshme

Bisedimet do të përfshijnë gjithashtu hapat e mundshëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Pritet që Fidan të riafirmojë përkushtimin e Türkiyes ndaj një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të shprehë kënaqësinë për zhvillimet e fundit që mund të mbështesin përparimin në këtë drejtim.

Ai gjithashtu pritet të ritheksojë gatishmërinë e Türkiyes për të vazhduar rolin e saj si ndërmjetës në bisedimet e ardhshme mes palëve ndërluftuese, ashtu siç ka vepruar më parë në vitin 2022 dhe sërish gjatë raundit më të fundit të bisedimeve më 16 maj.

Vizita do të përfshijë edhe shkëmbim mendimesh mbi një gamë të gjerë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë situatat në Siri, Gaza dhe Kaukazin Jugor.

Kjo vizitë shënon një hap të radhës në serinë e angazhimeve të nivelit të lartë mes Türkiyes dhe Rusisë. Fidan vizitoi për herë të fundit Rusinë më 10–11 qershor 2024 për të marrë pjesë në takimet BRICS+ dhe më vonë në Samitin e BRICS më 24 tetor 2024, së bashku me presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Fidan dhe Lavrov u takuan për herë të fundit më 12 prill 2025 në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya. Para kësaj, Lavrov kishte vizituar Türkiyen më 23 shkurt 2025 për bisedime dypalëshe. Ai gjithashtu mori pjesë në takimin e Platformës Rajonale 3+3 të mbajtur në Istanbul më 18 tetor 2024 dhe zhvilloi një tjetër takim bilateral me Fidanin gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të G20 në Johanesburg më 20 shkurt 2025.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu