Çfarë është oligarkia dhe si u krijua ajo në Maqedoninë e Veriut

Shkruan: Florian NESIMI

Shpesh e dëgjojmë fjalën oligarki, por çka në realitet domethënë ajo? Vetë fjala oligarki rrjedh nga greqishtja e vjetër ku oligos domethënë “pak” dhe arkein domethënë “qeverisje”, e që në gjuhën shqipe mund t’a definojmë si modeli i qeverisjes ku sistemi politik dhe ekonomik është në duart e një numri të vogël njerëzish të pasur.

E nëse kemi dyshime se a ka apo jo oligarki në Maqedoninë e Veriut, mjafton të krahasojmë për një sekondë sa milionerë janë krijuar brenda natës gjatë periudhës së tranzicionit, sa privatizime të pronës shtetërore janë kryer, sa prona publike janë uzurpuar nga politikanët dhe sa para janë vjedhur nga buxheti i shtetit. Dikush sot ka hidrocentrale, dikush fabrika, dikush ndërtesa, dikush vila luksoze në det dhe dikush shumë prona e shumë para, ndërsa masat e gjëra popullore janë varfëruar ose kanë emigruar jashtë vendit. E me këtë plaçkitje të organizuar nga partitë politike është krijuar një elitë e kriminalizuar e oligarkëve të pangopur.

Kohëve të fundit të gjithë po dëgjojmë se si BDI deklaron se duhet të rishqyrtohet procesi i privatizimit të pronës shoqërore nga viti 1990 deri në vitin 2000. Por për një moment le të pyesim pse ajo kërkon të hetohet vetëm periudha deri në vitin 2000? A mos ndoshta sepse vetë ata u formuan si parti në vitin 2002 dhe tani dëshirojnë të paraqiten si të pafajshëm nga vjedhja masive që është kryer? Është e vërtetë se privatizimi klasik dhe i egër ndodhi në vitet e 90-ta kur u privatizuan korporatat e telefonisë, korporatat e naftës, bankat dhe industritë e rënda, me ç’rast ndodhi vjedhja e madhe “legale” dhe u krijuan oligarkët e parë, por e vërteta tjetër është se privatizimi ka vazhduar edhe pas vitit 2000, e si shembull e kemi privatizimin e elektro-distribucionit në vitin 2006 kur në qeveri ishin BDI me LSDM. Prandaj, nëse duam të flasim për shqyrtim të procesit të privatizimit, nuk mund të zgjedhim vetëm periudhën që na konvenon neve politikisht. E thënë më shkurt, oligarkia ka nisur në vitet ’90, por është ushqyer edhe pas vitit 2000 me ndihmën e të gjitha partive, përfshi edhe ata të cilët sot tentojnë të paraqiten kinse janë të pastër.

Dhe forma të privatizimit të pronës shtetërore janë realizuar në vazhdimësi dhe realizohen edhe sot në mënyra të ndryshme, e nën hije, përmes shitjes së tokës shtetërore, dhënies së koncesioneve të ndryshme dhe partneriteteve publiko-private. Kështu demokracia u shndërrua në maksimën “paraja sjell pushtet dhe pushteti sjell para”, që domethënë se ai që i ka paratë e fiton edhe pushtetin, e pastaj pushtetin e shfrytëzon për të bërë sa më shumë para. Ndërsa oligarkët të cilët i financojnë partitë e marrin kontrollin mbi vendimmarjen politike.

Dhe pas 35 vitesh demokraci, me keqardhje mund të themi se kjo nuk është Maqedonia e Veriut e cila sot duhej të ishte. Gjeneratat e mëparshme në të kaluarën e ndërtuan një shoqëri me djersën e ballit dhe na lanë trashëgim një shoqëri të ndërtuar mbi moral dhe etikë, por kjo trashëgimi u shkatërrua dhe po shkatërrohet nga oligarkët që vodhën gjithçka: pasurinë, pronat publike, dinjitetin, e çka është më e keqja, vodhën edhe të ardhmen e shoqërisë sonë.

Sot duhet të bëhet çmos që të mbrojmë atë që ende ka mbetur nga dinjiteti kolektiv, të ringjallim vlerat dhe të ruajmë moralin, njerëzillëkun dhe ndershmërinë që na kanë lënë trashëgim prindërit dhe gjyshërit tanë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu