Aziri për largimin e Taravarit: Nuk kemi marrë përgjigje konkrete për dorëheqjen, andaj mbetemi në Qeveri

Anëtar i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët dhe këshilltar politik i ish-ministrit të Shëndetësisë, Sabri Aziri ka deklaruar se një pjesë e Alenacës ka vendosur të mos e ndjekë liderin aktual të njërës krah, Arben Taravari, dhe të mos e braktisë Qeverinë. Në një intervistë për “Kosova Online”, Aziri thotë se me qëndrimin në koalicionin VLEN, deputetët e Aleancës për Shqiptarët duan t’i përmbushin obligimet e tyre ndaj qytetarëve.

“Mendoj se atmosfera aktuale në Aleancën për Shqiptarët po lëviz në drejtim pozitiv, sepse ne jemi njerëzit që publikisht i kemi paraqitur dhe shprehur qëndrimet tona për krijimin e politikave. Nuk duam të jemi ekipi që ngadalë, por sigurt do të lëvizë dhe do t’i bashkohet BDI-së. Retorika jonë, narrativa jonë gjatë zgjedhjeve ishte se donim të sillnim ndryshim dhe të bënim një dallim. Por kur nuk ka transparencë, vetëdija e njerëzve dhe e grupit politik del në pah. Personalisht unë dhe bashkëpartiakët e mi jemi zëri që publikisht e ka thënë këtë dhe e ka ngritur alarmin. Duam të vazhdojmë rrugën tonë dhe atë që qytetarët na e dhanë legjitimitetin – të vazhdojmë dhe të funksionojmë në kuadër të koalicionit VLEN me qëllim që të realizojmë obligimet që ua dhamë qytetarëve,” thekson Aziri.

Ai thotë se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete pse Taravari po largohet nga Qeveria.

“Kaloi pak kohë mes deklaratave se qeveria funksionon shumë mirë dhe më pas se qeveria nuk funksionon. Koha do ta tregojë, por ne nuk pajtohemi me atë politikë të largimit nga pushteti. Kemi njerëz që nuk janë pajtuar me politikat e krijuara nga partitë e mëparshme politike për 22 vjet, dhe ata njerëz dhe ata funksionarë vendosën të jenë në opozitë për 22 vjet. Tani i kemi emëruar të njëjtët njerëz në pozita të caktuara, kemi disa njerëz të punësuar dhe tani të tërhiqemi do të thotë se i kemi tradhtuar të gjithë ata me të cilët së bashku e kemi udhëhequr betejën,” ka thënë Aziri.

Ai nuk mendon se ka pasur ndonjë moment konkret konflikti brenda partisë dhe vlerëson se gjithçka ka ndodhur papritur dhe në mënyrë të menjëhershme.

“Votuesit tanë janë njerëzit që nuk pajtohen me politikat që ishin më parë të pranuara në vendin tonë dhe ata janë ata që na inkurajojnë të vazhdojmë në këtë rrugë. Mendoj se Qeveria ka shumicë të madhe dhe nuk mendoj se kjo do të ndikojë negativisht në stabilitetin e saj,” ka porositur Aziri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu