Nis operacioni “pushtimi i Gaza”? Ofensiva e re ajrore dhe tokësore e Izraelit, goditen 150 objektiva

Ushtria izraelite ka nisur një ofensivë më të gjerë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës, të cilën e ka quajtur “Operacioni Gideons Chariots”, me qëllim shkatërrimin e Hamasit dhe lirimin e 57 pengjeve që ndodhen ende në duart e grupit palestinez. Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në gjuhën hebraike në platformën X, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bënë të ditur se kanë mobilizuar trupa për të marrë kontrollin e zonave strategjike në territorin e Gazës. Gjatë 24 orëve të fundit, Ushtria Izraeli njoftoi se ka goditur mbi 150 objektiva që i konsideron si të lidhura me Hamasin.

Tel Avivi zyrtar kishte paralajmëruar se do të pushtonte të gjithë rripin e Gazës si hakmarrje ndaj Hamas që nuk po liron pengjet e rrëmbyera në 7 tetor. Ministri Palestineze e Shëndetësis e kontrolluar nga Hamas thotë se që nga dita e enjte, në Rripin e Gazës janë vrarë nga sumet izraelite të paktën 300 persona. Al Jazeera shkruan se vetëm përgjatë 24 orëshit të fundit në Enklavën Palestineze janë vrarë mbi 150 persona.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i të vrarëve që nga tetori 2023 ka arritur në mbi 53,000.

Që nga marsi, Izraeli ka vendosur një bllokadë të plotë ndihmash humanitare pas dështimit të një armëpushimi dy mujor. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një rrezik kritik urie, ndërsa një raport i fundit vlerëson se popullsia e Gazës po përballet me kushte ekstreme kequshqyerjeje.

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Volker Türk, ka deklaruar se veprimet e Izraelit mund të përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar, duke përmendur zhvendosjen e detyruar të popullsisë, shkatërrimin e lagjeve dhe refuzimin e ndihmës humanitare si elementë të një spastrimi etnik të mundshëm.

Edhe nga Shtetet e Bashkuara kane shprehur shqetësimet e tyre mbi situaten humanitare . Presidenti Donald Trump ka pranuar se “shumë njerëz po vuajnë nga uria” në Gaza, ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio deklaroi se Uashingtoni është “i shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës”. Operacioni “Gideons Chariots” – emërtim që i referohet një luftëtari biblik – synon, sipas Times of Israel, të vendosë kontroll territorial mbi pjesë të Gazës, të zhvendosë popullsinë drejt jugut, të asgjësojë Hamasin dhe të pengojë grupin të kontrollojë ndihmat humanitare.

Izraeli nisi luftën në Gaza pas sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamas, ku grupi militant vrau rreth 1,200 persona dhe mori peng 251 të tjerë./abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu