Britania a do të heq vizat me Maqedoninë, ja çfarë tha ambasadori britanik

Ambasadorin britanik në Shkup, Matthew Lawson i pyetur nëse partneriteti strategjik mes dy vendeve do të përfshijë edhe heqjen e vizave për Maqedoninë e Veriut, tha se do të dëshironte që kjo çështje të përfshihej në bisedime, por që është e vështirë për shkak të problemeve që ka Britania me emigrantët.

Lawson këto komente i bëri sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Ai tha se duhet të jemi optimistë për këtë çështje.

“Vizat, kemi marrëdhënie të shkëlqyer me këtë shtet. Vizat janë kokëdhimbje për biznesmenët britanike, janë kokëdhimbje për njerëzit e këtij vendi. Si ambasador i Britanisë, do të dëshiroja të shoh regjimin e vizave si pjesë e këtyre bisedimeve . Do të jem i hapur dhe i sinqertë me ju se presioni i emigrantëve te Mbretëria e Bashkuar është real dhe është problem politik për qeverinë tonë por është diçka për të cilën do të ishim të lumtur të bisedojmë në suaza të kësaj kornize të këtij partneriteti. Duhet të jeni optimist dhe do të vazhdojmë të flasim për të gjithë këto çështje, por politikisht është vërtet e rëndë për ne sa i përket emigrimit dhe kjo reflekton në natyrën e regjimit tonë të vizave, edhe me partnerë të afërt si Maqedonia e Veriut”, theksoi ambasadori Lawson.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal në Vrapçisht: Isen Shabani ka paguar rreth 100 mijë euro për pastrim bore që nuk është kryer

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka ngritur akuza të rënda për keqpërdorime financiare gjatë qeverisjes së ish-kryetarit të komunës, duke...

​Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhejtorit ra në 124 mijë vota, nga 171 mijë e 357, sa pati kapur më 9...

Pamje apokaliptike nga përmbytjet. Situatë kritike në Durrës, bllokohet Gjirokastër- Tepelenë. Protesta në Shkozet, qindra banesa nën ujë. Reagojnë Rama dhe Berisha

Vijon të mbetet kritike situata nga përmbytjet në vend, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që prej ditës së djeshme. Më e goditura...

Gruaja e rrah burrin në Shkup

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, njofton Ministria e...

Çmimet e banesave u rritën për 25 përqind brenda vitit

Që të parandalohet rritja e çmimeve të banesave gjatë këtij viti, është e nevojshme të rritet oferta, pra të ketë intensifikim të ndërtimit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu