Edhe një zë brenda ASH-së kundër bashkëpunimit me BDI-në: Jam ushtar i VLEN-it

Albrim Hoxha, anëtar i Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka dalë hapur kundër politikave të fundit të kryetarit të partisë, Arben Taravari, duke e bërë të qartë se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar, sidomos ndaj çdo afrim të mundshëm me BDI-në.

Në një reagim të drejtpërdrejtë publik, Hoxha u përgjigj interesimit të shumë mbështetësve dhe bashkëpartiakëve për pozicionin e tij në këtë periudhë me mjegull politike, duke deklaruar se ka qenë dhe mbetet kundër çdo zgjidhjeje që përfshin Bashkimin Demokratik për Integrim në bashkëpunim me ASH-në.

Ai kritikoi ashpër narrativën se BDI është “reformuar”, duke përmendur se figurat më të kontestuara, si Ramiz Merko dhe Musa Xhaferi, vazhdojnë të jenë pjesë e partisë dhe të mbështeten nga lideri Ali Ahmeti. Në mënyrë të tërthortë, por të qartë, ai shigjetoi edhe drejtimin aktual të ASH-së, që nën udhëheqjen e Taravarit është perceptuar si më i butë në qëndrimet ndaj BDI-së.

“Nuk më bind kush të ndryshoj mendimin se reformimi i BDI-së duhet pashmangshmërisht të fillojë prej kreut të partisë,” shkruan Hoxha, duke e përforcuar edhe një herë se nuk pranon kthesa të brendshme që lëkunden nga linja e ashpër ndaj BDI-së, e cila ishte themelore për frymën e koalicionit opozitar VLEN.

Në vazhdim statusin e plotë:
Shumë miq më kanë kontaktuar këtyre ditëve për të kuptuar tërthorazi apo për të më pyetur direkt se ç’anë po mbaj në këtë mjegull të krijuar politike. Iu them të gjithëve pa doreza: jam aty ku kam qenë gjithmonë, nuk kam ndryshuar!

Qëndrimin tim rreth situatës së fundit politike e kam thënë në organet partiake, në Kryesinë Qendrore dhe Kuvendin Qendror të Aleancës për Shqiptarët. Kam qenë dhe jam kundër çdo zgjidhjeje me BDI-në brenda saj.

Kam qenë kundër çdo tendence për të zbutur tonin ndaj BDI-së, me arsyetimet qesharake e absurde, se kjo parti na qenka reformuar. A thua se BDI paskësh qenë vetëm Artan Grubi e Ramiz Merko – listëzinjtë e SHBA-së!?

Megjithatë, Ramiz Merko është aty, në BDI. E pret dhe përcjell Ali Ahmetin sa herë vjen në Strugë. Në asnjë moment nuk kanë hequr dorë nga njëri – tjetri.

Po grupi parlamentar i BDI-së, si duket sot? A është Musa Xhaferi aty? Po Blerim Bexheti? Edhe Sadullain aty e keni!

Nuk më bind kush të ndryshoj mendimin se reformimi i BDI-së duhet pashmangshmërisht të fillojë prej kreut të partisë!

Kam qenë dhe jam “ushtar” i VLEN-it dhe i Aleancës, i përkushtuar me gjithë qenien time në atë çka ato përfaqësonin. Dhe po, e besoj ende atē frymë, me gjithë të metat që mund të ketë!

Një mik më dërgoi një video nga fjala ime në Kuvendin e fundit të ASH-së, mbajtur në Gostivar më 6 Prill 2025. Ca sekuenca të saj po i ndaj publikisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arrijnë 70 automjete dhe 350 trupa britanike për stërvitje me KFOR-in në Bondsteel

Në kampin ushtarak Bondsteel në Kosovë kanë mbërritur sot rreth 70 automjete ushtarake dhe personel mbështetës që do të stërviten me KFOR-in Në kampin ushtarak...

“Reuters”: Këshilltarët amerikanë dhe evropianë kanë diskutuar opsione ushtarake për Ukrainën

Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vendeve evropiane të enjten u paraqitën opsione këshilltarëve të tyre për siguri kombëtare për...

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu