Lloga: Erdhi koha të shohim kush e kishte amanetin, e kush hallin

Unë dhe ti, një vit më vonë

Ka kaluar më shumë se një vit që kur unë me disa shokë u anatemuam, sharë, ofenduar e baltosur, vetëm sepse dikush kishte detyra të tjera. E gjithë ajo “diarre verbale” që dilte nga fytyra dhe zemra me gropa, s’ishte gjë tjetër veçse përpjekje për të paketuar mashtrimin si të vërtetë.

Kishin helmuar njerëz nëpër tavolina me kafe e cigare, në telefonata pa mbarim, e shpesh pas shumë gotash, me një refren të vetëm: “Ai është viktima që do ndryshim, këta janë planprishësit”, “janë të shitur te BDI-ja”…

Vetëm Zoti i Madh e di si janë qendisur ato përralla: “Ju nuk dini gjë”, “janë të kapur”, “do shihni ç’do dalë”, “janë bërë BDI”, “djali i Alisë”, “janë përlyer me pazare”, “tendera te korridori 8”, “shpejt do arrestohen” e të tjera si këto.

Nga ana tjetër: “E dëgjojmë Albinin”, “e dëgjojmë bacën Hisni që thotë mos shkoni me Alin”, “e dëgjojmë Rufinë që thotë mos shkoni me BDI-në”, “intelektualët”, “shoqatat e të burgosurve” etj.

Shumë familjarë e miq më kanë pyetur atëherë e edhe më vonë: “Në këtë takim thanë këtë për ju, në atë takim thanë atë”, “Si i keni duruar?”, “ka dashur të të bëjë drejtor, por nuk e ka lënë Ziadini”, “ka dashur të të bëjë ministër, por nuk ka lejuar Elmia”, “ka dashur të të fusë në punë, por nuk ka pranuar Remzia”, “Tironi? Ilirja? Krenari? Ata çdo herë kundër teje…”

Këto u përtypën lehtë nga hallexhinjtë e thjeshtë, por edhe nga interesxhinjtë më të stërholluar.

E tash, krejt këtë “diarre shpifjesh” do duhet ta hanë me lugë të madhe – milimetër për milimetër, gram për gram.

Si ishte ajo? Krenari në Reçicë të Vogël e Iseni në Zajas? Po as unë, as Iseni i shkreti nuk shkuam pa mandat e në kokën tonë, por për një agjendë të pastër kombëtare – që u dëshmua atëherë dhe po dëshmohet edhe sot, pas një viti. E ne, “të shiturit”, shumë prej jush ju la ministra e drejtorë. E po ku ta dinim ne të shkretët që “amaneti i babës” paskësh dashur si me magji të binte të flinte në Zajas e të zgjohej në Reçicë?

E tani, që na u paska ndezur llamba kombëtare, si po e paketojnë vallë?

Madje edhe ai soji i “antibdistit të përbetuar”, në dy kuvende paralele, duke mbajtur fjalime të zjarrta opozitari por duke vazhduar të qëndrojë drejtor… Po po, mezi pres ta shoh të ecë krah Frontit e BDI-së, duke thënë: “E bëjmë atëherë se na e kërkoi Kurti e bëjmë tani se e kërkon Rama”, “e bëjmë për bashkimin e ASH-së” – ndërkohë që në të vërtetë, ai kërkon kryetarllëk komune, këshilltar a drejtor ndërmarrjeje.
A ja vlen ende?

– Për një vit kuptova se me sa ëmbëlsi therëse u manipuluan bashkëpartiakët për një copë kolltuk, me fjalime të zjarrta për “ndryshim”…
– Kam mirëkuptuar ata të shkretët që luteshin te shefat e vegjël për ndonjë kontratë, apo që thjesht kishin nevojë për një vend pune.
– Por ajo që nuk e kam kuptuar kurrë janë ata “flamurtarët” e moralit politik, moralit kombëtar, moralit opozitar – e ndonjëherë edhe të moralit të vëllait-shoç! E Këtu më duhet ndihma e dikujt për të kuptuar.

Sot pavullnetshëm thellohem në mendime. Jemi ulur të dy: unë që po të shkruaj, dhe ti që po lexon. Ti që vjen te unë – aty ku isha para një viti. Unë me idealin tim, ti me moralin të një qeverisjeje antishqiptare. Unë me të vërtetën time, ti me “70%-in” tënd. Unë naivi pa paketim, ti që pret paketimin nga kryetari. Ç’bëhet me ne të dy?

E di që duhej të të shkruaja, por nuk dija nga tia nis. E tani që e nisa, mezi po e përfundoj. Por po të them se më kanë shkruar shumë si ti: ca bashkëpartiakë, ca ish-shokë që duan të mbetemi shokë. Më kanë ngushëlluar duke thënë: “Na falni, ua kemi borxh bashkimin e ASH-së.”
U kam thënë: Faljen nuk e kërkon as unë e as ti – se keni qenë manipuluar. Por borxhin për bashkimin e Aleancës rreth Ziadinit – po, këtë e presim.

Nuk e them për të thyer brinjët e atij shqiptari që ka pasur të drejtë, por sepse në raste të tilla vlen fjala e Arben Xhaferit – atij që i qëndruam besnik për së gjalli dhe për së vdekuri, ndryshe nga ata që dje përmendin emrin e tij me gojën plot, por për së gjalli i dolën kundër biles shkonin nga partia në parti kundër tij:

“Faktori ndërkombëtar do ta kuptojë gabimin me vonesë, kur lejoi që luftërat në hapësirat e ish-Jugosllavisë të përfundonin pa emërimin e fajtorit.”

Në realitetin tonë: ky bashkëpunim do të ishte i pakuptimtë – pa emërimin e fajtorit. Ose, më butë thënë: pa pranimin e gabimit.

I juaji,
Krenari

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nënkryetarja e Forumit të Gruas të ASH-së(Taravari) distancohet nga Taravari: Vendimi për braktisjen e Qeverisë, i papranueshëm dhe pa sqarim

Nënkryetarja e Forumit të Gruas dhe anëtare e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët krahu i Taravarit, Naime Islami Zeqiri, është distancuar publikisht nga...

Momenti kur influenceria nga Meksika vritet derisa ishte live në TikTok

Një influencuese meksikane u qëllua për vdekje në sallonin e saj të bukurisë ndërsa ishte live në TikTok. Valeria Marquez, 23 vjeçare, po dilte nga...

Takimi i Ramës me homologun britanik, Keir Starmer/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, e cila zhvillohet...

Plas “grushti” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut Apasiev dhe deputeti i VMRO-së gjakosin koridoret

Plas përleshja në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – Apasiev dhe deputeti i VMRO-së përfshihen në incident fizik Burime konfidenciale nga Kuvendi i Maqedonisë së...

Kreu i Këshillit të Europës Antonio Costa vizitë zyrtare në Shkup, pritet takimi me Mickoskin dhe Siljanovskën

Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë për vizitë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu