Kreu i Këshillit të Europës Antonio Costa vizitë zyrtare në Shkup, pritet takimi me Mickoskin dhe Siljanovskën

Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Shkup, ku do të realizojë takim me kryeministrin, Hristian Mickoski dhe me presidenten, Gordana Siljanovska-Davkova.

Pas takimit që do të mbahet në Qeveri, është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e Mickoskit dhe Costës.

Kryeministri Hristian Mickoski, lidhur me vizitën në Shkup të kreut të Këshillit evropian, theksoi se do të transmetohen qëndrimet tona lidhur me ndryshimet kushtetuese.

“Qëndrimet tona janë të qarta lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe këtu nuk ka ndryshim, sepse nga ana tjetër nuk shohim së paku në këtë moment çfarëdo sinjali se ka ndryshim në sjelljen, përkatësisht nga ana e fqinjit tonë lindor. Më vjen keq që kjo është kështu dhe shpresoj se në periudhën që vijon do të flasim më shumë për zgjidhje se sa për probleme”, theksoi Mickoski duke shtuar se me ftesë të Costës do ta shoqërojë në fluturimin e tij nga Shkupi drejt Tiranës, ku kreu i Këshillit të BE-së do të organizojë darkë për liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa të premten do të kenë takim të Asociacionit politik evropian në Tiranë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu