Dështojnë bisedimet e paqes në Stamboll- Putin nuk merr pjesë, tërhiqet edhe Zelensky

Presidenti Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Ukrainën që do të zhvillohen këtë të enjte (15 maj) në Stamboll.

Menjëherë pas njoftimit të Kremlinit, një zyrtar amerikan tha se edhe presidenti amerikan Donald Trump nuk do të merrte pjesë në bisedime. Ai më parë kishte sugjeruar se do të udhëtonte për në Turqi vetëm nëse Putini do të ishte i pranishëm.

Presidenti ukrainas, Zelensky do të jetë sot në kryeqytetin turk, Ankara, për t’u takuar me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, mirëpo edhe ai ka thënë se do të merrte pjesë në bisedimet me Rusinë në Stamboll, por vetëm nëse Putini do të ishte atje.

Këshilltari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, ka deklaruar se nëse presidenti rus nuk shkon në Stamboll për takimin me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, atëherë negociatat mund të anulohen.

Zelenskyy e sfidoi Putinin në një takim ballë për ballë në Turqi, pasi udhëheqësi rus bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta Rusi-Ukrainë në Stamboll.

Putin dhe Zelensky nuk janë takuar personalisht që nga dhjetori i vitit 2019.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari, së bashku me funksionarë të lartë të BDI-së, takon Edi Ramën në Çarshinë e Vjetër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për vizitë në Shkup në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, ku po marrin pjesë liderë rajonalë për...

Mickoski për anëtarësimin në BE: Nuk pranojmë imponime nën maskë të procesit europian

“Vendi ynë po ecën në rrugën evropiane me zemër dhe mendje të hapur, duke pranuar vlerat evropiane, por ne kundërshtojmë shantazhin që nuk është...

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Banjskë të Zveçanit – ose së paku një prej tyre –...

Tre autobusë dhe një furgon u dogjën pranë një pompe benzine në Koçan

Rreth orës 2:30 të mëngjesit, një zjarr shpërtheu pranë një pompe benzine në lagjen Orizari të Koçanit. Zjarri, i cili ndodhi në një parcelë...

Trump sulmon Muskun: Pa subvencione, ndoshta do t’i duhej të kthehej në Afrikën e Jugut

Në një tjetër përplasje mes Donald Trump dhe Elon Musk, presidenti amerikan sugjeroi se subvencionet dhe kontratat qeveritare të manjatit të Tesla-s mund të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu