Latif Arifi ndihet i tradhëtuar nga Taravari, kërkon bashkim me Selën që e baltosi deri dje!

IRONIA E FATIT

Latif Arifi, një emër i njohur për aktivizmin dhe zërin e tij të fortë brenda Aleancës për Shqiptarët, sot është kthyer në ilustrimin më të qartë të politikës sezonale, ku qëndrimi varet nga drejtimi i erës politike. I njohur fillimisht si mbështetës i flaktë i Ziadin Selës, Arifi më pas u kthye në kundërshtar të tij më të ashpër, duke u rreshtuar krah Arben Taravarit dhe duke ndihmuar në përçarjen e Aleancës. E baltosi Selën publikisht, i fshiu çdo meritë dhe i vuri mbi supe fajin për gjithçka që nuk funksiononte. Por sot, me një kthesë që do ia kishin zili edhe skenarët më dramatikë, Arifi kërkon falje dhe predikon bashkimin me të njëjtin Sela.

Çfarë ndodhi? Taravari, për të cilin Arifi “shiti” Selën, ka zgjedhur të largohet nga VLEN dhe të afrohet me Frontin Evropian – një lëvizje që Arifi e quan tradhti dhe devijim nga “rruga parimore”. I tronditur nga kjo kthesë, ai shpërthen në zhgënjim: “Vendimi për të braktisur agjendën e ndryshimit… është një hap që jo vetëm na ka befasuar, por edhe thellësisht na ka zhgënjyer.” Dhe pikërisht këtu, fati i kthen pas atë që ai vetë kishte mbjellë. Ajo që dikur e quajti “prishje e pastër politike”, tani quhet “Koha për falje, koha për bashkim”. Fjalët ndryshojnë, por loja mbetet po ajo.

Në statuset e fundit, Arifi nuk flet më si ndarës, por si ndërmjetës i paqes, duke kërkuar që të “reflektojmë me zemër të hapur”, të falim, të ribashkohemi. Ai thotë “besoj te Ziadin Sela”, duke harruar se ishte ai vetë një nga ata që kërkonte përjashtimin e Selës nga çdo vendim politik i partisë. Ironia këtu është therëse: politikani që dje hodhi benzinë mbi zjarrin e përçarjes, sot mban predikime për unitet dhe qytetari.

Ky nuk është transformim ideologjik. Është thjesht një tjetër rast i njohur ku politika bëhet në varësi të pozicionit momental, e jo të bindjeve. Një formë e pastër e karmës politike, ku ajo që i bën të tjerëve, të kthehet me të njëjtën forcë. Arifi sot është viktimë e së njëjtës logjikë me të cilën dje justifikoi përçarjen: interesat personale të liderëve, egoja politike dhe mungesa e koherencës.

Ironia e fatit është se Arifi nuk e tradhtoi Selën për një ideal, por për një emër tjetër – që sot bën pikërisht atë që Sela dikur refuzohej për ta bërë. Dhe tani, në mungesë të rrugës tjetër, rikthehet në rrathë të vjetër, duke bërë thirrje për bashkim si të mos kishte ndodhur asgjë. Por kujtesa politike nuk fshihet me një status në Facebook – ajo i mban mend mirë ata që duan të jenë të gjitha në një kohë: edhe kritikët, edhe shpëtimtarët.

Në fund të ditës, ky nuk është as tragjedi, as heroizëm – është thjesht politika jonë, e zakonshme, e lodhur dhe e parashikueshme. Dhe Latif Arifi, në këtë rast, është thjesht fytyra më e fundit e një cikli të njohur: ngritje me zell, përçarje me zë, rikthim me pendesë. Sepse në politikë, si në jetë, karma vjen – nganjëherë në formën e një statusi ku thërret për bashkim me atë që dje e quajte armik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pritje madhështore për Edi Ramën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit – Rama: 🦅 “Te Çarshia e Vjetër e Shkupit” ❤️🇦🇱

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Shkup për Samitin e Ballkanit Perëndimor, ka vizituar Çarshinë e Vjetër, një nga zonat...

Kos në Shkup paralajmëron heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në...

Temperaturat e larta në Europë, The Guardian: I nxehti “djeg” Francën, alarm i kuq për Parisin

Kryeministri francez François Bayrou, i cili mori pjesë në një takim qeveritar për krizën mbi të nxehtin që ka pushtuar Francën dhe Europën, u...

Rritet në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton...

Djali i Netanyahut pretendon se u largua nga Izraeli pas “kërcënimeve me vdekje” nga opozita

KUDS (AA) - Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair Netanyahu pretendon se është larguar nga vendi dhe është zhvendosur në SHBA për shkak...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu