Sherri me LEVA dhe të shtënat me ARMË pas aksidentit masiv, policia shpall në kërkim të “FORTËT” në Tiranë!

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë të shkurtër për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme, e cila shkaktoi panik tek qytetarët.

Më konkretisht, një automjet ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një automjet tjetër, ku gjatë ndjekjes ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, teksa më pas automjetet e tyre janë përplasur me dy makina të tjera, të cilat kishin ndaluar tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”.
Pas aksidentit, ata kanë braktisur mjetet dhe drejtuesi i mjetit të parë ka tentuar të arratisur me vrap, ku janë zënë me leva hekuri.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarja kanë shpallur në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Trofi, 35 vjeç.

Personi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ka qenë Eduart Koboçi, pasi brenda automjetit të tij është gjetur një predhë e dyshuar arme zjarri pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Trofi, 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor.

Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar.

Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi Eduart Koboçi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Çfarë ndodhi dje në Tiranë?

Burime bëjnë me dije se një automjet tip “BMW X5” me targa angleze me drejtues Eduart Koboçin ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një mjet tip “Mercedes-Benz” me drejtues Zenel Trofin.

Gjatë ndjekjes, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa mjetet në fjalë kanë aksidentuar edhe dy automjete të tjera, përkatësisht një “Volvo” dhe një makinë blu që ndodheshin të ndaluar në rrugë tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”

Pas përplasjes, autorët kanë braktisur automjetet e tyre mbi urë dhe kanë vijuar ndjekjen në këmbë, të armatosur me leva hekuri dhe pistoleta, duke përhapur panik në zonë.

Shoferi i “Mercedesit është parë duke vrapuar nëpër lagje për t’i shpëtuar ndjekjes, ndërsa personat në automjetin tip “BMW X5” janë parë duke e ndjekur me armë në dorë, sipas raportimeve të banorëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu