Shpërthen revolta në krahun e Taravarit, anëtarët e akuzojnë për tradhëti

Lulzim Aliti:
Largimi nga Qeveria për t’u bashkuar me BDI-në nuk është kompromis politik por tradhti ndaj aspiratave të shqiptarëve për ndryshim!

Pazari për koalicionin e ardhshëm mes Aleancës së Arben Taravarit dhe BDI-së së Ali Ahmetit është një sekret publik. Tashmë edhe zogjtë e malit e dinë këtë gjë.

Nuk ka asnjë justifikim për bashkëpunim me një BDI të pareformuar. Nuk mund të reformosh një strukturë që ka degraduar çdo vlerë të përfaqësimit shqiptar. Të bashkëpunosh me BDI-në sot do të thotë të amnistosh korrupsionin, të legalizosh kapjen e institucioneve, të mbyllësh sytë para varfërisë në rajonet shqiptare dhe të heshtësh përballë padrejtësive.

Shqiptarët kanë kërkuar ndryshim, jo përsëritje të turpshme të gabimeve të së kaluarës, jo pazare me ata që kanë shkelur dinjitetin e shqiptarëve për përfitime personale.

Si anëtar i Kryesisë Qendrore, unë do të vazhdoj rrugën tonë të drejtë: kundër korrupsionit dhe për zbardhjen e plotë të vrasjeve të Komandantëve dhe rasteve të montuara politike!

Ftoj të gjithë aktivistët e sinqertë të Aleancës të qëndrojnë në këtë rrugë. Të vazhdojmë bashkë betejën politike për ndryshim, që padrejtësitë dhe krimet që na kanë ndjekur për vite të tëra nga njerëzit e listave të zeza, të korruptuarit dhe të kriminalizuarit, të mos përsëriten më kurrë!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“5.69 euro për 30 vezë – Gresa Behluli shpërthen kundër shtrenjtimit të çmimeve”

Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka ndarë me ndjekësit në Instagram një shqetësim që prek çdo qytetar: rritjen drastike të çmimeve për produktet bazë....

Blero martohet për herë të tretë – këto janë martesat e tij ndër vite

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij Eronita i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Çifti ka...

‘Rama’, ‘Trump’, ‘Putin’, persona me maska ushtarake dhe flamur serb në karnavalin e Vevçanit (Foto)

Nusja dhe dhëndri, djajtë, Budallenjtë e Gushtit dhe “Fisi Shumëngjyrësh” nga Afrika morën jetë në rrugët e Vevçanit. Nën diellin e dimrit dhe në...

Gjakovë: Vëllai i dehur sulmon vëllanë

Një incident familjar ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë. Sipas raportit policor, vëllai i dehur ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij. Lidhur me rastin...

Kasami: Sa të jetë Ahmeti kryetar i BDI-së, nuk ka koalicion me atë parti

Deri sa të jem në krye të Lëvizjes Besa dhe të VLEN-it, nuk do të ketë bashkëpunim me BDI-në e Ali Ahmetit, tha Bilall...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu