Netanyahu: E vetmja marrëveshje e mirë, shkatërrimi i gjithë programin bërthamor të Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të dielën përsëriti thirrjet për çmontimin e plotë të të gjithë infrastrukturës bërthamore të Iranit, ndërsa Uashingtoni dhe Teherani po zhvillojnë bisedime për një marrëveshje bërthamore.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë mbajtur deri më tani tre raunde bisedimesh indirekte, të ndërmjetësuara nga Omani, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje që do të pengonte Teheranin të merrte armë bërthamore, por edhe do të hiqte sanksionet ekonomike të vendosura nga Uashingtoni.

Netanyahu tha se e vetmja “marrëveshje e mirë” do të ishte ajo që shkatërronte “të gjithë infrastrukturën”, e ngjashme me marrëveshjen e vitit 2003 që Libia nënshkroi me Perëndimin, në të cilën ajo hoqi dorë nga programet e saj bërthamore, kimike, biologjike dhe raketave balistike.

Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar prej kohësh se do ta pengojnë Teheranin të marrë armë bërthamore, një deklaratë që Netanyahu e përsëriti.

Izraeli nuk e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit në muajt e ardhshëm, pavarësisht se Presidenti Donald Trump i tha Netanyahut se Shtetet e Bashkuara nuk janë aktualisht të përgatitura për të mbështetur një operacion të tillë, sipas një raporti të Reuters më 19 prill, duke cituar një zyrtar izraelit dhe dy burime të tjera me njohuri për këtë çështje.

Netanyahu, duke folur të dielën vonë mbrëma në Jerusalem, tha se i kishte thënë Trump se çdo marrëveshje bërthamore me Iranin duhet gjithashtu të parandalojë Teheranin nga zhvillimi i raketave balistike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu