Mickovskit i humbin aleatët në Shqipëri. Edhe VLEN kishte afrim me PD-në e Sali Berishës!

Kanë qenë të shpeshta dhe të thelluara marrëdhëniet politike ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe krerëve të opozitës shqiptare, Sali Berisha dhe Ilir Meta, shkruan Flaka – Maqedoni.

Gjatë Kongresit të fundit të Partive Popullore Evropiane (PPE), Mickoski zhvilloi një takim bilateral me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilin e përgëzoi për fushatën dhe i shprehu mbështetje për një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet e 11 majit. Madje, ai ofroi edhe ndihmë në formë ekspertize elektorale për PD-në.

Kujtojmë se edhe në gusht të vitit 2024, në Ohër, Ilir Meta, lideri i Partisë Liria dhe ish-president i Shqipërisë, u takua me Mickoskin dhe kabinetin e tij qeveritar. Meta e cilësoi VMRO-në si një “ekip të mrekullueshëm me karakter dhe vizion”, duke shprehur mbështetje të plotë për politikat dhe projektet ekonomike të qeverisë së re në Shkup.

Në të njëjtën kohë, edhe nga kampi opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut janë parë afrime të qarta me PD-në. Kryetari i Lëvizjes Besa dhe një nga liderët e koalicionit opozitar VLEN, Bilall Kasami, vizitoi Tiranën pak ditë para zgjedhjeve, duke mbështetur publikisht kandidaten e PD-së në Tiranë, Jorida Tabakun.

Por, në kontrast të plotë me këto takime dhe mbështetje të hapura për opozitën shqiptare, pas fitores së Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në zgjedhjet e 11 majit, Mickoski ka qëndruar në heshtje. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo urim zyrtar për fitoren e Ramës.

Ndryshe ka vepruar lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili ka uruar Ramën për “fitoren bindëse” dhe ka shprehur bindjen se Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj progresive drejt integrimit evropian.

Kjo heshtje e Mickoskit interpretohet gjerësisht si zhgënjim politik dhe diplomatik, pas një angazhimi të dukshëm në mbështetje të opozitës në Shqipëri. Kujtojmë që Ilir Meta gjindet prapa grilave për shkak të dyshimeve për keqpërdorime e kriminalitet, kurse Sali Berisha po ndiqet nga SPAK për të njëjtat motive. Flaka Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu