Shaholli: Micko “shqelmon” Taravarin nga qeveria!

“Po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!
Ky ishte prononcimi i djeshëm i premirit Micko për media, ku deklaroi se Taravari “po kthehet në përqafimin e Ahmetit” që do të thotë se nuk do të jetë më pjesë e shumicës parlamentare të qeverisë së koalicionit.

Ata gjithsesi do të takohen sot ose nesër për një takim përmbyllës me ç’rast do t’i japin fund “bashkëjetesës” së tyre në pallatin e bardhë, ku aleancistët do të kalojnë në opizitë për shkak të mospajtimit me vredistët në qeverinë e koalicionit.

Mickoski tha se do të ishte e ndershme nëse këtë e kishte bërë vet, por po bëhet gjithnjë më e sigurt se ai po kthehet në përqafimin e gjithë atyre që për dy dekada kanë kriminalizuar Maqedoninë.

Micko me këtë përkufizim përjashtoi veten dhe komitët e tij nga përgjegjësia dhe kriminalizimi i politikës nacionalshoviniste atëherë kur bashkëqeverisën me integristët e Ali Ahmetit për dy mandate dhe nuk u distancua asnjëherë nga krimet dhe fushatat antishqiptare që udhëhoqi ish lideri i komitëve Grujo ndaj shqiptarëve siç ishin: Monstra, Brodeci ekzekutimi i grupit të Arun Aliut etj., të cilat nuk qënkan kriminalizim pasi janë kryer gjatë kohës kur kanë qeverisur komitët me integristët, por quhet kriminalizim vetëm atëherë kur integristët kanë qeverisur me socialdemokratët!

Me këtë qëndrim të dy standardeve kryeshovinisti Micko mohoi krimet e paraardhësve të tij ndaj shqiptarëve duke iu shmangur përgjegjësisë për fushatat antishqiptare të paraardhësve të tij ndaj shqiptarëve ku veç tjerash ata kërkonin dhoma gazi për shqiptarët.

Kësisoj, qeveria e Mickos nuk e prish terezinë me përjashtimin e ASH-së nga koalicioni, por do vazhdoj t’i trajtoj shqiptarët si minoritet i papërfillshëm duke e ruajtur nenin famëkeq në kushtetutë që e përdhos identitetin tonë gjuhësor përmes shifrës si 20%.

Subjektet tona politike e kanë bërë tashmë zgjidhjen e tyre dhe nuk duan t’i bashkojnë forcat si një bllok shqiptar DUI-VREDI-ASH, për t’u mbrojtur nga kërcënimi i bllokut sllavo-maqedon që përdhos dhe shtyp identitetin tonë gjuhësor dhe kombëtar, por përkundrazi, ata duket sikur kanë bërë një betim që t’i binden verbërisht cilitdo premier, titist i ri apo komit që i merr ata si vasalë në pallatin e bardhë se nuk do kërkojnë barazi të plotë me maqedonët as fshirjen e 20%, duke i shpërblyer ata me qokat dhe llokmat që qeveria ndanë për oborrin e saj, qoftë si pjesë e koalicionit apo si opozitë lojale.

Ndaj, me VREDI-n në qeverinë e koalicionit dhe me apo pa paTaravarin ndryshimet e premtuara për ta hequr nofkën e turpit sì 20% nuk janë në rend të ditës.
Nuk janë pasi kryekomiti Micko ia ka bërë të ditur qysh me formimin e koalicionit qeveritar më 24 qershor të vitit të kaluar, kur u tha vredistëve dhe ndërkombëtarëve se unë nuk pranoj ultimatume për ndryshimet kushtetuese!

Sot, ato zotime dhe ato “kushte” të ngritura fillimisht nga kukumjaçkat e VREDI-t mbi ndryshimet kushtetuese kanë ngelur si fletushka të zverdhura nëpër sirtarët e tyre dhe nuk guxojnë t’i nxjerrin më mbi tavolinë.

Prandaj, shqiptarët le të nxjerrin mësime nga pësimet se të paktën për dy dekada subjektet tona kanë parë interesat e tyre dhe jo ato kombëtare, ku si kokluzion ato nuk duhet ta meritojnë mbështetjen dhe votën e shqiptarëve në zgjedhjet lokale!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mashtrimi më i zgjuar që nga Kali i Trojës: Vepra sovjetike e artit që spiunoi SHBA-të

Nga Matt Wilson, BBC Një pajisje përgjimi e fshehur brenda një vepre arti në vitin 1945 nuk u zbulua nga shërbimet e sigurisë amerikane për...

VMRO i kërkon Osmanit të japë llogari për Samitin e OSBE-së në vend të statuseve që nxisin përçarje

VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet një komunikate porosit kandidatin e BDI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani që në vend të statuseve në Facebook që nxisin urrejtje...

Reagon babai i Jozit pas shpërthimit me tritol, i thotë këto fjalë

Babai i ish-banorit të “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka thyer heshtjen pas shpërthimit me tritol në zonën e Fushë-Kuqes mëngjesin e 26...

ASH: Pushteti të mos shpif, por të publikoj lidhjet e Taravarit me investitorët nga Shqipëria?

ASH krahu i taravarit përmes një komunikate vlerëson se “VMRO-DPMNE, së bashku me “eksperimentin VLEN”, tenton të njollosë figurën e kryetarit, Dr. Arben Taravari,...

Jep dorëheqje themeluesja e LD-së, Fitore Qirezi

Fitore Qirezi, një nga themelueset e Lëvizjes Demokratike – LD të Izet Mexhitit në Çair, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake. Ajo...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu