Tahiri: Kurti dhe Vetëvendosje nuk duan ndarje pushtetesh, duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten

Ish-kryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për insistimin e Lëvizjes Vetëvendosje në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke thënë se çështja nuk ka të bëjë më me emrin e përveçshëm të kandidatit, apo nëse qeveria do të formohet nga LVV apo do të ketë zgjedhje të reja, por sipas tij thelbi është përpjekja për të imponuar një logjikë nënshtrimi, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se Kurti dhe VV, përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese, rrezikojnë të asgjësojnë çdo rezistencë demokratike dhe opozitare.

“Ata nuk duan ndarje pushtetesh – duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten”, ka shkruar Tahiri.

PDK thirrje Kurtit: Këndelluni, mos e mbani peng Kosovën
Postimi i tij i plotë:

E drejta kushtetuese për të propozuar, sipas aktgjykimit të vitit 2014, nuk mund të mbizotërojë apo përjashtojë një tjetër të drejtë po ashtu kushtetuese: që deputetët janë të lirë në ushtrimin e mandatit të tyre, përfshirë votimin e lirë në Kuvend, me votim të hapur apo të mbyllur. Kjo e drejtë merr kuptim vetëm kur materializohet përmes shumicës së thjeshtë prej 61 deputetësh. Do të ishte absurde, madje antidemokratike, që propozimi i një subjekti politik të mbivendoset mbi këtë vullnet sovran, institucional. Kush është këtu sovrani – LVV dhe Kurti, apo Kuvendi?

Kjo ngre dy çështje thelbësore:

1. A mundet subjekti propozues të ripropozojë të njëjtën kandidaturë brenda të njëjtës seancë, pasi ajo tashmë është refuzuar nga deputetët?

2. A është ndërprerja 48-orëshe një hapësirë për zgjidhje dhe propozime të reja, apo po përdoret për të përsëritur të njëjtin propozim dhe për të shmangur përgjegjësinë politike, duke e futur procesin në një bllokadë jokushtetuese?

Ripropozimi i një kandidature brenda së njëjtës seancë bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit. Votimi i përsëritur brenda një seance lejohet vetëm në raste të përcaktuara, siç është shembull, zgjedhja e Presidentit. Në të kundërt, kjo do të mundësonte sabotimin e vullnetit të shprehur përmes votës parlamentare.

Ky është thelbi që duhet të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, sepse në këtë rast kemi edhe akte që mund të atakohen, si:

1. Votimi i deputetëve kundër propozimit/kandidaturës, dhe

2. Shkelje kushtetuese përmes ripropozimit të saj.

Përfundimisht, çështja nuk ka të bëjë më me emrin e përveçshëm të kandidatit, apo nëse qeveria do të formohet nga LVV apo do të ketë zgjedhje të reja. Thelbi është përpjekja për të imponuar një logjikë nënshtrimi, ku Kurti dhe LVV, përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese, rrezikojnë të asgjësojnë çdo rezistencë demokratike dhe opozitare. Ata nuk duan ndarje pushtetesh – duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten.

Ne mund të debatojmë e vonohemi pafund, por nuk ka forcë mbi këtë tokë, që i bënë njerëzit e Kosovës të pranojnë nënshtrim!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu