Kuvendi rrëzoi amendamentet e Frontit Evropian në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve

Ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin Përdorimin e Gjuhëve, të cilat parashikojnë heqjen e statusit juridik kaluan filtrin e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, shkruan Alsat.

Deputetët e shumicës parlamentare vlerësojnë se me këto ndryshime do të mundësohej që Inspektorati të vihej sërish në funksion dhe do të tejkalohej problemi që të punësuarit katër muaj nuk kanë marrë rroga.

Për këtë, rrëzuan gjashtë amendamentet e Frontit Evropian, të cilët kanë bindje tjetër për ndryshimet. Sipas tyre, qëllimi është që me heqjen e statusit juridik Inspektorati të transformohet në institucion të pafuqishëm, ndërsa çështja e mungesës së rrogave përdoret vetëm si alibi, pasi problemi qëndron te drejtori.

“Rrogat atje nuk i kanë marrë jo pse nuk ka buxhet, nuk i kanë marrë se nuk ka kush nënshkruan sepse atje nuk ka drejtor. Atje ka pasur një ushtrues detyre që e ka kryer detyrën për gjashtë muaj si ushtrues detyre me kushtin që e ka kryer detyrën dhe kur është dashur që të japë provimin për njohje të gjuhëve të huaja, për të mundur të konkurruar në vendimin përfundimtar që të zgjidhet drejtor me mandat të plotë, zotëriu nuk e ka dhënë provimin dhe nuk mund të zgjidhet”, tha Talat Xhaferi, deputet i Frontit Evropian.

Megjithatë, drejtori aktual Arsim Idrizi, i cili mban thirrjen doktor shkence, në biografinë e tij krahas të dhënave kontakt, adresë, shtetësi e gjini, në sekcionin për gjuhë të huaja shkruan se i njeh shqipen, maqedonishten, anglishten dhe frëngjishten.

Nga Qeveria, megjithatë mbeten në një linjë me deputetët të cilët kanë propozuar ndryshimet, ndërsa demantojnë Xhaferin duke theksuar se megjithatë problemi mbetet te harmonizimi i ligjeve.

“Mospagesa e pagave nuk ka të bëjë fare me drejtorin, i cili aktualisht është ushtrues detyre, pagat do të paguhen pasi Ligji për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve të harmonizohet me Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore, i cili u miratua në qershor të vitit të kaluar, dhe të cilin ligj e votoi edhe kreu i partisë politike të Talat Xhaferit. Sa i përket vërtetimit për njohuri të gjuhëve të huaja, ndryshimi është bërë në shumicën e ligjeve për emërimin e drejtorëve, ku futen tre gjuhët më të përdorura në BE dhe jo vetëm anglishtja”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Për të hyrë në fuqi, ndryshimet të votohen në ndonjërën prej seancave plenare të radhës. Megjithatë, për të njëjtat nevojitet edhe shumicë e dyfishtë apo badenter.

Inspektorati për përdorimin e gjuhëve momentalisht është jofunksional, në kuptimin e plotë të fjalës.

Përveç që është lënë pa rroga për më shumë se katër muaj, Inspektorati, siç ka raportuar Alsat, madje nuk ka as letër e ngjyrë për të kryer detyrat elementare. Prej shtatorit të vitit të kaluar, Inspektoratit i janë përgjysmuar edhe zyrat, respektivisht prej 6 në 3 kurse shteti shpërfill ndër vite kërkesën e inspektorëve për një automjet zyrtar. Deri më tani inspektimet në terren, janë bërë me vetura dhe shpenzime private. / Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu