Qoku: Do të jem deputet i opozitës shqiptare në Maqedoni, jam zëri i Vetëvendosjes në RMV

Bekim Qoku nga Vetëvendosja sonte në ClickPlus në TV21 tha se ai do të marrë pjesë direkt në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni. Ai tha se Vetëvendosja në Maqedoni nuk mund të garojë si parti më vete, sepse nuk është e regjistruar me siglën e saj këtu, por do të ketë përfaqësimin e saj në opozitën shqiptare dhe ai do të jetë deputeti i saj në listat e opozitës së bashkuar shqiptare.

“Unë, si anëtar i këshillit të Vetëvendosjes, do marr pjesë direkt në zgjedhje. Nuk ka Vetëvendosje të regjistruar, si subjekt politik i regjistruar. Unë do të përfaqësoj Vetëvendosjen në listat e opozitës së bashkuar. Jam zëri i Vetëvendosjes në Maqedoni. Nuk ka qendër të Vetëvendosjes në Maqedoni, nuk ka subjekt politik, por unë do të jem deputet që do të përfaqësojë opozitën, deputet i pavarur, por nuk mund të përfaqësoj siglën sepse nuk është e regjistruar. Përfaqësoj idetë e vetëvendosjes. Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni është një lloj rregullatori dhe shqiptarët e Maqedonisë janë të lumtur se Vetëvendosja është prezente këtu.”- tha Qoku.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu