Përplasje mes deputetëve të BDI-së dhe shumicës parlamentare për ndryshimet e Ligjit të Inspektoratit të Gjuhëve

Për të dytën ditë me radhë në Kuvend debatohet rreth çështjes së ndryshimit të Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, me të cilat mes tjerash parashikohet heqja e statusit juridik. Sipas shumicës parlamentare me këto ndryshime do të mundësohej që Inspektorati të vihet sërish në funksion dhe do të tejkalohet problemi që të punësuarit katër muaj nuk kanë marrë rroga. Megjithatë për Fronti Evropian ndryshimet janë të prapranueshme pasi sipas tyre, qëllimi është që me heqjen e statusit juridik Inspektorati të transformohet në një zyrë e thjeshtë pa kompetenca.

“Propozim-ligji në fjalë e heq statusin e personit juridik të Inspektoratit duke e bërë thjeshtë njësi administrative brenda Ministrisë së Drejtësisë. Domethënë, qëllimi është të hiqet një ent i pavarur dhe të kthehet në një zyrë të thjeshtë e cila do të funksionojë nën urdhrat e një Ministrie me tendencë kontrollin dhe abuzimin nga qeveritarët aktualë”, deklaroi Rina Ajdari, deputete e Frontit Evropian.

“Ky propozim-ligj nuk kalon në seancë plenare. Ju jeni shumë të vetëdijshëm që nuk e keni shumicën e badenterit dhe kjo është ai legjitimiteti. Dhe le të kërkohet shkaktari, fajtori pse ato të punësuar nuk marrin rroga dhe ato le t’u drejtohen organeve gjyqësore le ta padisin shtetin dhe atyre do t’iu kompensohet”, tha Musa Xhaferi, deputet i Frontit Evropian.

Deputetët e shumica parlamentare demantuan deputetët e BDI-së, duke u thënë që heqja e statusit juridik bëhet për të gjithë inspektoratet përfshirë dhe atë të gjuhës maqedonase, ndërsa kjo ka ardhur si pasojë e votimit të Ligjit për Organizimin e Administratës Shtetërore, të cilin vetë deputetët e BDI-së e kanë votuar.

“Vlerësoj se kjo çështje edhe pse dikush dëshiron ta paraqes si temë etniko-politike, kjo çështje është temë reformuese që është harmonizim me legjislativin aktual dhe me ligjin më të lartë për Organet e Administratës Shtetërore që është votuar me 88 deputetë të shumicës parlamentare dhe grupi i deputetëve të BDI-së, përfshirë dhe deputetin Sali Murati”, u shpreh Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

“Ju thamë se ligj të njëjtë kemi edhe për gjuhën maqedonase, ju thamë se kjo është harmonizim me ligjin që është votuar me dy të tretat për organizimin e administratës shtetërore që edhe ju vetë e keni votuar, që edhe propozuesi i këtyre amendamenteve personalisht e ka votuar dhe Ali Ahmeti erdhi që personalisht ta votojë. Harmonizojmë”, tha Lupço Prenxhov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

“Nëse vetëm një dispozitë ma thoni tani këtu, me të cilën shfuqizohet cilado kompetencë në lidhje me mbikëqyrjen e përdorimit të shqipes se shfuqizohet me këtë ligj, unë menjëherë do ta tërheqë këtu ligjin”, deklaroi Boban Karpejovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Inspektorati për përdorimin e gjuhëve momentalisht është jofunksional, në kuptimin e plotë të fjalës. Përveç që është lënë pa rroga për më shumë se katër muaj, Inspektorati, siç ka raportuar Alsat, madje nuk ka as letër e ngjyrë për të kryer detyrat elementare. Prej shtatorit të vitit të kaluar, Inspektoratit i janë përgjysmuar edhe zyrat, respektivisht prej 6 në 3 kurse shteti shpërfill ndër vite k

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu