Snopçe kundër Qokut: Unë jam koordinator i 14 deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it, që ka 14 deputetë ndërsa gjithçka tjetër janë fjalë boshe, deklaroi për TV21, Halil Snopçe, pas paralajmërimit të VLEN-it se do ta propozojnë Bekim Qokun për koordinator të grupit parlamentar.

Snopçe përsëriti se në ASH nuk mendojnë për grup të posaçëm të deputetëve përderisa partitë e tjera të VLEN-it nuk vendosin që të ndahen dhe të formojnë grup të tyre të deputetëve.

“Nëse ata kanë grup të deputetëve prej 9 deputetëve këtë duhet ta dëshmojnë, të bëjnë grup të tillë të deputetëve, në këtë moment nuk ka grup të tillë të deputetëve. Nëse ata formojnë grup të tyre të deputetëve prej 9 deputetëve, në atë rast ne automatikisht do të kemi grupin tonë prej 5 deputetëve. Megjithatë deri në këtë moment nuk kemi diçka të tillë. Për momentin e vërtetë është se unë jam koordinatorë i grupit të deputetëve të VLEN me 14 deputetë”, tha Halil Snopçe.

Dje Bekim Qoku tha se ai do të jetë koordinatorë i 9 deputetëve të VLEN, ndërsa 5 deputetëve të mbetur që vijnë nga partia e Taravarit u bëri thirrje për bashkëpunim.

Megjithatë parashtrohet pyetja çka nëse Taravari vendos që të largohet nga Qeveria. Snopçe thotë se vendimet i sjellin organet e partisë, kështu që vendimet respektohet.

“Ne do të mbështesim çfarëdo vendim të përbashkët të ASH-së ku edhe ne kemi të drejtë vote dhe të drejtë për mendim personal. Megjithatë çfarëdo vendimi të sjellin pesë deputetët e ASH-së në këtë koalicion që e kemi ne VLEN, do të qëndrojnë pas vendimeve të partisë kuptohet. D.m.th. 100% qëndrojmë së bashku, normalisht çdo anëtarë ka mendim individual, gjithashtu edhe çdo deputetë mund të ketë mendim individual megjithatë 100% qëndrojmë në drejtim të njëjtë, d.m.th. faktikisht jemi të unifikuar”, deklaroi Halil Snopçe.

Ndryshe edhe pas takimeve që kryeministrit Mickoski mbajti me dy palët, nuk pati ndonjë vendim për ndryshim, por se bisedimet do të vazhdojnë. (Tv21)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu