Qoku për Taravarin: E kemi lutur shumë, sa mezi e shqepëm nga BDI-ja e Aliut

Sot, Arben Taravari deklaroi se liderët e VLEN i janë lutur dhe përulur që të bashkoheshin dhe të sjellnin ndryshimin, pas të cilës reagoi Bekim Qoku.
“Po, shumë e vërtetë. Bile jo vetëm në Gostivar, por edhe në Tetovë, Shkup e Prishtinë i jemi lutur. Disa herë. Shpesh. E kemi lutur shumë, e kanë lutur shumë. Tepër shumë. Aq shumë sa mezi e shqepëm nga BDI-ja e Aliut. Ai iku nga ai dhe ruajti nderin e dinjitetin, të vetin e të anëtarëve të partisë. Ndërsa ata që mbetën, u tretën.
Dhe jo vetëm atëherë. E kemi lutur edhe tani. E kemi lutur në Gostivar, Tetovë, Strugë, Shkup e Prishtinë. E kemi lutur shumë. Por kësaj radhe fatkeqësisht nuk ia dolëm ta shqepim nga magjepsja e Aliut.
Herën e parë ia dolëm ta bindim t’u arratiset.
Tani, herën e dytë, jo. Iku tek Aliu. Motivi i panjohur.
Megjithëse një njeri nuk do të duhej të lutej për të ecur në rrugën e drejtë, realiteti e dëshmon shpesh të kundërtën. Jo të gjithë janë të aftë ta dallojnë atë rrugë. Prandaj e lutëm dhe e lutën sepse ishim të bindur që kjo do t’i bënte nder atij dhe anëtarëve të partisë së tij. Dhe i bëri mirë, u bëri mirë.
Por kësaj herë dështoi e bashkë me të edhe ne që nuk ia dolëm ta mbajmë në shtegun dhe kahjen e duhur.
Jeta dhe beteja vazhdon.
Ecim tutje! shkruan Qoku.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu