Kasami: Taravari duhet të largohen nga Qeveria, se sa t’i shkarkojmë!

Kreu i Lëvizjes Besa dhe njëri nga krerët e VLEN, Bilall Kasami në një intervistë për Ora24.tv, ka konfirmuar edhe njëherë se vendimi i VLEN-it dhe kryeminsitrit pas takimit të mbrëmshëm është që ASH-ja dhe Arben Taravari të largohen nga Qeveira.

Sipas Kasamit, nuk ka vend në Qeveri për njerëz dhe individ që bashkëpunojnë me BDI-në.

“E kemi thënë edhe herave tjera dhe vazhdojmë të qëndrojmë në ato pozicione që bashkëpunim me BDI-në dhe Qeveri nuk ka. Këtë çështje e sqaruam edhe njëherë në takimin e mbrëmshëm me kryeministrin, ku bashkërisht u dakorduam që nuk mundet të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë asnjë subject politik i cili bashkëpunon me një parti të inkriminuar në krim, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Kasami.

midle
Sipas Kasamit, nëse kanë pak dinjitet zyrtarët e partisë së Taravarit duhet të tërhiqen dhe nuk do të presin që të shkarkohen. Kasami foli edhe për riformatimin e Qeverisë.

“Nëse kanë pak dinjitet, në situatën e krijuar, ata duhet të largohen sepse vet më së miri e dinë që në çfarë rruge i ka future kryetari i partisë por nëse nuk tërhiqen sigurisht që në ditët në vijim do të ketë veprim në drejtim të do kisha thënë të ri-formatimit të Qeverisë për të rikonfiguruar pozicionet në Qeveri”, deklaroi Kasami.

Zbuloi se janë në bisedime me disa parti dhe deputet po edhe atë se janë në bisedime edhe me zyrtarë të ASH-së të cilët në të ardhmen mund të mbeten në VLEN.

“Për momentin ajo që është biseduar është që të ket ri-konfigurim vetëm të pozicioneve të cilat i ka ASH-ja, janë disa kombinatorika, fillimisht ka bisedime do të kisha thënë anëtarë të ASH-së të cilët janë pjesë e Qeverisë që nga deputetët dhe pozicione të ndryshme në ekzekutiv të cilëve ne u kemi ofruar dhe jemi në bisedime për të vazhduar, të mbajnë ata pozicione, poashtu kemi bisedime edhe me parti dhe deputet të tjerë me të cilët jemi në bisedime për të qenë pjesë e ekzekutivit. Pra, nga momenti I vendimit formal të largimit të ASH-së nga Qeveria do të dihen edhe kombinatorikat se kush do të vijë në pozicionet të cilat i ka sot, ASH-ja e Arben Taravarit’, përfundoi Kasami.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA vendos sanksione për kompanitë ruse/Washingtoni: Shkak, refuzimi i Putin për t’i dhënë fund luftës

Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil –...

Ramadani: AKI është koalicioni fitues i votës shqiptare, kemi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i

Ish-kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, tha se koalicioni ku ai garonte e fitoi votën shqiptare dhe...

Krenar Lloga pyet: Pse VLEN nuk bëri thirrje të votohet kandidati shqiptar në Butel dhe pse në Lubeten shkuan vota për “listën serbe”?

“Një nga momentet më të shëmtuar është se lista serbe ka marrë 400 vota dhe kjo na turpëron të gjithëve ne”, kështu tha Krenar...

Krenar Lloga sfidon VLEN-in: Bujrum, shkojmë në zgjedhje

Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se...

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu