Udhëtimi i Vuçiqit në Moskë ndërpritet papritur, azerët ia ulin në pistë aeroplanin – pret miratimin për të vazhduar udhëtimin për shkak të operacioneve luftarake Rusi-Ukrainë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq fluturoi për në Moskë sot, ku do të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq.

Sipas mediave serbe, aeroplani ndodhet aktualisht në Baku të Azerbajxhanit dhe nuk mund të vazhdojë udhëtimin e tij për në Moskë sepse nuk ka leje për të vazhduar fluturimin, për shkak të aktiviteteve luftarake midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Të gjitha vendet kishin dhënë më parë leje për fluturimin, por tani nuk mund të japin leje për shkak të aktiviteteve luftarake, shkruajnë mediat serbe, që raportojnë se aeroplani i Vuçiqit u ul në pistë për arsye sigurie.

Aktualisht, aeroportet e Moskës janë gjithashtu të mbyllura. E sot Ukraina sulmoi Moskën me dronë për të tretën ditë radhazi, duke detyruar mbylljen e aeroporteve, siç kishte ndodhur edhe gjatë ditëve të mëparshme.

Ndryshe, Vuçiq është planifikuar të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin rus Vladimir Putin të premten, siç ishte njoftuar më parë nga Kremlini.

Të martën, u shfaq informacioni se Lituania dhe Letonia ia kishin ndaluar Vuçiqit të fluturonte për në Moskë nëpërmjet territorit të tyre, kështu që nuk dihet se cilën rrugë ndoqi presidenti serb për në kryeqytetin rus.

Ndryshe Vuçiq, u shfaq në publik për herë të parë pas problemeve të dyshuara ‘shëndetësore’ që e detyruan të ndërpriste udhëtimin e tij në Amerikë.

Në ndërtesën e presidencës, ai u takua fillimisht me ambasadorin rus Alexander Botsan-Kharchenko, dhe më pas me ambasadorin britanik Edward Ferguson. /Telegrafi

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ibrahimi porosi Taravarit: Neutrali është në shërbim të Soravisë

“Skena politike shqiptare në RMV është e ndarë në dy tabore: BDI+etj. dhe VLEN. Prandaj edhe matematika është e thjeshtë: ose je me BDI-në e...

Taravari: Do të flas me Mickoskin, s’dua të jemi pjesë e kësaj klime thashethemesh dhe konspiracionesh

Lideri i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari, në një deklaratë ka komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoskit,i cili tha se Taravari dhe disa njerëz...

Shkupi U18 shkëlqen sërish — Kampionë për të dytin vit radhazi!

Gjenerata U18 e FC Shkupit është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2024/25! Pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Rabotnickit në xhiron e...

Mickoski: Taravari po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Taravari dhe disa persona rreth tij janë të vendosur që të kthehen në përqafimin...

Dështimi i seancës, Pacolli: Popull, a po e shihni kë keni votuar?

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se këta përfaqësues nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu