Pas përplasjeve në SHBA, Vuçiq niset për në Moskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur për në Moskë.

Sipas raportimeve të agjencisë ruse Sputnjik dhe burimeve të Danas.rs, avioni me të cilin udhëton Vuçiq u nis në orën 09:30 të mëngjesit drejt Bakusë në Azerbajxhan, me destinacionin përfundimtar Moskën, ku pritet të arrijë rreth orës 17:00.

Gjatë ditës së sotme, Vuçiq ka shpërndarë në rrjetin social Instagram disa fotografi nga takimet e tij me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Bocan-Harçenko, si dhe me ambasadorin britanik, Edvard Ferguson, në një lëvizje që u pa si përgatitje për vizitën e tij në Rusi.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, deklaroi se Vuçiq pritet t’i drejtohet opinionit publik në “orët e pasdites ose të mbrëmjes”.

“Do të shohim nga do të flasë”, u shpreh Vuçeviq, duke lënë të kuptohet se vendndodhja e fjalimit mbetet ende e panjohur.

Kjo do të jetë paraqitja e parë publike e Vuçiqit pas kthimit nga SHBA, prej nga është rikthyer më 3 maj në rrethana të cilat kanë ngjallur shumë debat në opinionin serb.

Sipas raporteve të mediave dhe komenteve të analistëve, gjatë qëndrimit në SHBA, Vuçiq ka pasur një përplasje të papritur në përpjekje për të hyrë në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në “Lago di Mar”, Florida.

Ish-diplomati Nebojsha Vujoviq deklaroi se Vuçiq është nxjerrë jashtë nga shefja e kabinetit të Trump, duke shtuar tension në një vizitë që tashmë kishte vënë në dyshim shëndetin e presidentit serb.

Aleksandar Joviçiq nga organizata “Serbët për Trumpin” shkroi në rrjetet sociale se Vuçiq kishte tentuar të marrë pjesë në një ngjarje partiake të Partisë Republikane duke përdorur emrin “Aleks Vuci”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

Murseli alarmon: Buteli me 50% shqiptarë, injoron përfaqësimin e drejtë etnik

Këshilltari në Komunën e Butelit, Armend Murseli, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përfaqësimin etnik të të punësuarve në administratën komunale. Në seancën e...

SHBA paralajmëron Iranin: Mos i afroheni anijeve amerikane në kurs përplasjeje

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të shmangur veprime të rrezikshme...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu