Shpenzimet për jetesë në muajin prill në nivel vjetor janë rritur për 2,6 për qind

Shpenzimet e jetesës në prill të këtij viti, në krahasim me prillin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 2,6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 2,7 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, është 0.6 për qind.

Rritja e inflacionit në prill të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 5.1 për qind,Veshje dhe mbathje për 1.5 për qind, Rekreacion dhe kulturë për 1.4 për qind, Mobilje, inventarë dhe mirëmbajtje e ekonomisë familjare për 0.5 për qind, Shëndeti për 0.4 për qind dhe Ushqimi dhe pijet joalkoolike për 0.3 për qind.

Rënia e shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet në vijim: Mallrat dhe shërbimet e ndryshme për 0.7 për qind dhe Pijet alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0.1 për qind.

Kostoja e jetesës në grupet: Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera, Restorante dhe hotele, Komunikimi dhe Arsimi mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.

Indeksi i çmimeve me pakicë në prill të vitit 2025 krahasuar me muajin mars të vitit 2025 është 1.6 për qind.

Indeksi i kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin prill të vitit 2024, shënon rritje prej 2.6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 2.7 për qind.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal: Klubi i mundjes Çair që ka kampion balkanik në mundje Shaqir Bislimin 0 mjete. Klubi i Boksit Çair me kampion shtetëror në boks...

Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik...

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu