Presidenti kroat Zoran Milanoviq mbërriti për vizitë zyrtare në vend

Presidenti kroat Zoran Milanoviq mbërriti në vend. Në aeroportin e Shkupit ishte pritur nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë Timço Mucunski.

“Për një vizitë zyrtare në vendin tonë, sot qëndron presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq. Në kuadër të vizitës, janë parashikuar disa aktivitete dhe takime në nivel të lartë. Në fokusin e bisedave do të jenë marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësitë për avancimin e tyre të mëtejshëm në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit. Vizita e presidentit kroat paraqet një konfirmim të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore dhe të partneritetit, të cilat zhvillohen pa çështje të hapura – si në nivel bilateral ashtu edhe në atë multilateral”, shkroi Mucunski në “Fejsbuk”.

Presidenti kroat ishte pritur edhe me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në vilën presidenciale “Vodno” ku pati takim me presidenten Gordana Siljanovska Davkova me të cilën në çdo moment pritet të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Fokusi i bisedimeve ndërmjet dy presidentëve ishin marrëdhëniet bilaterale, procesi i integrimit tonë evropian përmes prizmit të rendit ndërkombëtar, mjedisi i BE-së, si dhe sfidat rajonale.

“Të dyja palët shprehën kënaqësi për bashkëpunimin konstruktiv në disa fusha dhe konfirmuan miqësinë e fortë të dëshmuar shumë herë, të bazuar në mirëkuptim, respekt dhe mbështetje të ndërsjellë. Të udhëhequr nga situata aktuale në kontinentin evropian, por edhe më gjerë, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e një qasjeje të koordinuar rajonale për adresimin e sfidave të sigurisë”, njoftuan nga Kabineti i Presidentes.

Siljanovska-Davkova shprehu falënderim për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Kroacisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për të dy vendet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shkupi U18 shkëlqen sërish — Kampionë për të dytin vit radhazi!

Gjenerata U18 e FC Shkupit është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2024/25! Pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Rabotnickit në xhiron e...

Mickoski: Taravari po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Taravari dhe disa persona rreth tij janë të vendosur që të kthehen në përqafimin...

Dështimi i seancës, Pacolli: Popull, a po e shihni kë keni votuar?

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se këta përfaqësues nuk...

Marin Mema: Zbulimet DARDANE që fsheh Maqedonia e Veriut… – Gjurmë Shqiptare

Nje histori thellesisht e deformuar… mbi te cilen mbeshtetet Maqedonia e sotme e Veriut. Fakte e deshmi tronditese… Te dhena e dokumenta. Nje rrugetim...

Kusari-Lila: Bllokimi i Kuvendit është paradoksal dhe shkelje kushtetuese

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka cilësuar si paradoksale situatën e bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ajo ka...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu