Murati: LDK nuk merr vendime të pavarura, refuzimi i bashkëqeverisjes është “kundër elektoratit” të saj

Hekuran Murati ministër në detyrë i Financave njëherit edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje(VV), ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) pas refuzimit të mundësisë për bashkëqeverisje, duke thënë se ky veprim është kundër dëshirës së elektoratit të saj.

Murati duke folur gjatë para mediave pas dështimit për herën e 12 të seancës konstituive të Kuvendit është pyetur për arsyen e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion me LDK-në, parti të cilën ai e akuzoi se nuk merr vendime të pavarura, por është nën ndikimin e grupeve të fuqishme ekonomike.

Murati theksoi se ftesa për koalicion ishte bazuar në vullnetin e votuesve të tyre dhe se Lëvizja Vetëvendosje ka ofruar bashkëpunim për një qeveri stabile.

“Qëllimi i ftesës ka qenë që t’u ofrojmë qytetarëve një bashkëpunim dhe qeveri stabile, ashtu siç ka pas deklarim nominal nga vetë kryesia e LDK-së, por ne e pamë nga përgjigja e tyre që është e pamundur, edhe kur ofrohet bashkëpunim i tillë, që ata të marrin vendimet vetë”, tha Murati.

Ai shtoi se pas refuzimit të kësaj ftesë, LDK-ja ka vendosur të shkojë kundër dëshirës së elektoratit të saj, pasi, sipas tij, refuzimi tregon pamundësinë e partisë për të marrë vendime të pavarura.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dështimi i seancës, Pacolli: Popull, a po e shihni kë keni votuar?

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se këta përfaqësues nuk...

Marin Mema: Zbulimet DARDANE që fsheh Maqedonia e Veriut… – Gjurmë Shqiptare

Nje histori thellesisht e deformuar… mbi te cilen mbeshtetet Maqedonia e sotme e Veriut. Fakte e deshmi tronditese… Te dhena e dokumenta. Nje rrugetim...

Kusari-Lila: Bllokimi i Kuvendit është paradoksal dhe shkelje kushtetuese

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka cilësuar si paradoksale situatën e bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ajo ka...

Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin

Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë – ta konstituojnë Kuvendin e...

Do të kemi një ditë të dytë vere/ Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet

Pak më parë kreu, i PD Sali Berisha ka votuar në “Liceun Artistik”. Në një prononcim për mediat ai u bëri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu